Analisti Andi Bushati ka kritikuar eurodeputetët e delegacionit të Parlamentit Evropian, që mbërriti në Tiranë, teksa tregon sjellje të ndryshme të tyre, në situata të ndryshme, ndaj të njëjtave figura politike.
Teksa komenton qëndrimin e tyre për Nanon, Berishën, Tahirin dhe Ramën, Bushati e mbyll shkrimin teksa pyet nëse pas këtyre situatave, a mund t’i pranojmë eurodeputetët për arbitra të ndershëm e të pagabueshëm.
Postimi i Bushatit:
Berishës së parë i thanë Haveli i Ballkanit dhe reformatori më i madh i Europës Lindore, pastaj sollën ushtritë për ta shkulur nga kreu i një shteti piramidal.
Fatos Nanon, për katarsis, e anatemuan si destabilizues, pastaj u bë kryeministër dhe e pritën në Shtëpinë e Bardhë.
Berishën e dytë e kurorëzuan “burrë shteti”, ndërsa Bashën “yll në ngritje”, pasi kishin vrarë katër opozitarë.
Saimir Tahirin e shpallën një histori suksesi në luftën kundër drogës para se ta fusnin në listën : “Kush e ka radhën”.
Dhe pas të gjitha këtyre dhe shumë të tjerave si këto, na thonë se duhet t’i pranojmë për arbitra të ndershem dhe të pagabueshem???