pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetsezar casinomariobetroyalbetdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmatbet1winholiganbet girişbetgit girişradissonbet girişgameofbet girişgameofbet girişteosbetpusulabetjojobetimajbetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetgameofbetbetebetcratosroyalbettambetgameofbetpusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinosuperbetinpusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişGrandpashabetcasibommatbet girişmatbet girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinobetgit girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetgrandpashabetpornograndpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Vasili: Çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi, kryekauza e opozitës

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se shteti për shkak të puçit politik të kapjes nga rilindja është shpërbërë strukturalisht, juridikisht dhe moralisht.

Ai shprehet se kryekauza e opozitës është natyrshëm vetëm e vetëm një: çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi përmes votës së lirë.

Mandej Vasili shkruan se kjo republikë dhe ky parlament i kalbur, s’mund të pjellë veçse drejtësi të kapur dhe mundësi zero për një reformë në drejtësi të paanshme politikisht, por edhe për çdo reformë tjetër qoftë kjo ekonomike e shoqërore.

STATUSI I VASILIT:

Çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi, përmes votës së lirë, kryekauzë e qartë e opozitës.

Shteti për shkak të puçit politik të kapjes nga rilindja është shpërbërë strukturalisht, juridikisht dhe moralisht.

Kryekauza e opozitës është natyrshëm vetëm e vetëm një: çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi përmes votës së lirë.

Ringritja e shtetit në të gjithë nivelet e tij dhe rivendosja e standardeve bazike të zhbëra të demokracisë vetëm e vetëm përmes votës së lirë, pa të cilat ky shtet s’mund të ekzistojë e funksionojë më asnjë çast është imperativa e madhe të cilës opozita i është përkushtuar tërësisht dhe pa kthim pas.

Asnjë reformë nuk mund të implementohet mbi një ngrehinë të tillë të kalbur shtetërore dhe asnjë iluzion qoftë ky edhe qëllimmirë nuk mund të ushqehet për këtë.

Themeli i gjithë ngrehinës shtetërore është Republika Parlamentare, e cila është rrënuar e kapur tërësisht nga blerja e votës prej krimit të organizuar.

Ringritja e Republikës Parlamentare duke luftuar pa asnjë kompromis blerjen e votës përmes krimit nga rilindja është misioni i parë, i dytë, i tretë pra kryemisioni i patjetërsueshëm i opozitës.

Djegia e mandateve ishte rruga e vetme, zgjidhja e vetme dhe reagim i vetëm përballë një demokracie, që shkatërrohet e rrënohet dhe një shteti, që kapet e asgjësohet nga rilindja si produkt kriminal i provuar i zgjedhjeve të kriminalizuara.

Kjo republikë dhe ky parlament i kalbur, që qelbet era krim s’mund të pjellë veçse drejtësi të kapur dhe mundësi zero për një reformë në drejtësi të paanshme politikisht, por edhe për çdo reformë tjetër qoftë kjo ekonomike e shoqërore.

Çdo iluzion për një zbatim të drejtë dhe të paanshëm të reformës në drejtësi apo edhe i çdo reforme tjetër është thjesht një iluzion i rremë, i paqenë dhe jashtë realitetit në rastin më të mirë.

Pas bllokimit nga rilindja të çdo mekanizmi parlamentar për të futur sërish reformën në drejtësi në dimensionin kushtetues të 21-22 korrikut 2016 dhe refuzimit arrogant në parlament nga rilindja të paketës së ndryshimeve për reformën në drejtësi të paraqitur nga opozita, përfundimisht u asgjësua çdo mundësi institucionale e shpëtimit të reformës në drejtësi nga kapja.

Dhe denoncimet e përditshme të një Vetingu në drejtësi me dy standarde si dhe mbushja e KLP dhe KLGJ me njerëz me rekorde të errëta të kontestuara edhe nga vetë ndërkombëtarët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të reformës në drejtësi shuajnë çdo iluzion të të ashtuquajturës “drejtësi të re” dhe provojnë qartë se kapja nga rilindja është bërë kanceri, që po ha shtetin.

Një maxhorancë, që shkatërron të gjitha mekanizmat e kontrollit demokratik dhe qytetar mund të përballet vetëm me mekanizmat asimetrike shumë të forta të qëndresës politiko qytetare pa kthim.

Çdo sofizëm i kujtdo, që i largohet këtij realiteti tragjik për demokracinë është pa asnjë vlerë.

Çdo sugjerim i llojit pseudo institucional, që opozita duhet gjoja të luftojë për reforma gjithfarësh, pa zgjidhur zemrën e problemit dhe nënën e të gjithë të këqijave, shitblerjen e votës do të ishte thjesht një alibi për regjimin kriminal të rilindjes.

Çdo sugjerim a këshillë jashtë demaskimit të korrupsionit që ka kapur çdo qelizë të shtetit, demaskimit të kapjes dhe asgjësimin e parlamentit, të kapjes së drejtësisë, të rilindjes së mbjelljes masive të drogës, të trafikantëve, krimit të organizuar dhe pastrimit të parasë që sundojnë anë e mbanë, do të ishte një sugjerim a këshillë naive në rastin më të mirë dhe e kapur edhe ai nga rilindja në rastin më të keq, ndonëse personalisht besoj shumë më shumë se është kjo e fundit.

Opozita është shumë e qartë në Kryekauzën e saj si edhe në diskurin e objektivin e saj për të çliruar Shtetin nga kapja dhe kriminalizimi dhe për të ringritur shtetin e së drejtës dhe Republikën Parlamentare.

Çdo instrument në funksion të kësaj kauze, përfshirë djegien e mandateve, është në funksion të një vizioni tërësisht mbipartiak, tërësisht kombëtar dhe tërësisht shtetformues e shpëtues, për një Republikë dhe Pluralizëm Politik, që ndodhen tragjikisht në zgrip, si asnjë herë më parë.

Kushdo, që do të evokonte të kundërtën e këtyre objektivave madhore të opozitës duke i paraqitur thjesht si objektiva partiake apo të një ndryshimi duarsh në pushtet, do të bënte thjesht një avokati të trashë e të akaparuar të qeverisë si dhe do të demonstronte një zbrazëti intelektuale të dhimbshme për atë vetë.

Tags: clirimikapjakriminalizimikryekauzaopozitësshtetitVasili

TË LIDHURA

Aktualitet

Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026

14:05 | 18/07/2026
Aktualitet

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë falas, pavarësisht paralajmërimeve për tarifimin nga qershori

13:57 | 18/07/2026
Aktualitet

Berisha: Demokratët të marrin pjesë në protestë dhe të bëjnë gjithçka për suksesin e saj

13:21 | 18/07/2026
Next Post

Lezhë/ Sekuestrohen 3 mina me telekomandë, në pranga dy të rinj

Braho: Për spurdhjakun Tufa

“I kam parë vetë krimet serbe”, aktivistja nga Serbia: Lufta u zgjat, ndërsa vuajtjet e popullit shtoheshin







JU REKOMANDOJMË

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026

by mirseda
14:05 | 18/07/2026
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në eventin e organizuar nga FIFA në...

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë falas, pavarësisht paralajmërimeve për tarifimin nga qershori

13:57 | 18/07/2026

Berisha: Demokratët të marrin pjesë në protestë dhe të bëjnë gjithçka për suksesin e saj

13:21 | 18/07/2026

Aksidentet në Lushnjë-Rrogozhinë, mungesa e mbikalimeve rrit rrezikun

12:48 | 18/07/2026

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

12:15 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com