Të ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe ideal për ata të cilat kanë planifikuar pushime për fundjavën.
Temperaturat për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut, pritet të jenë të larta deri në 38-39°C kryesisht mesdita e ditës së diel.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, dhe shpejtësi 1-10m/s më tepër e ndjeshme nga orët e mesditës deri ato të pasdites përgjatë vijës begdetare.