Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vaksina e Covid-19 duhet të jetë në dispozicion për të gjitha vendet e botës

5 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Vaksina e Covid-19 duhet të jetë në dispozicion për të gjitha vendet e botës

Nga: Andreas Kluth “Gulf News”

Tashmë është vetëm çështje javësh para se të prodhohen në masë dozat, të prodhohen shiringat dhe të injektohen vaksinat. Nëse viti i kaluar ishte ai që i dha emrin Covid-19, dhe ky vit 2020 u përcaktua nga maskat, dorezat dhe tamponët, 2021-i do të jetë viti i vaksinës.

Duke qenë një pandemi (nga fjala greke që do të thotë “të gjithë njerëzit”), zhvillimi i mirëpritur i vaksinës, paraqet të gjitha problemet e zakonshme të ndryshimeve globale në pasuri, pushtet dhe barazi. Vendet e pasura, kanë bërë tashmë porositë e tyre. Vendet e varfra vetëm mund të shpresojnë që të mos lihen mënjanë. Po çfarë duhet bërë?

Kjo pyetje nuk përfshin vetëm debatin midis nacionalistëve dhe multilateralistëve, që polarizon shumë vende perëndimore. Ajo përbën gjithashtu një enigmë etike të përjetshme. Në një dialog të famshëm nga Platoni, një burrë athinas me emrin Kalikles thotë se drejtësia është thjesht ligji i natyrës, pra i të fortit. Në kontekstin tonë pandemik:Pse politikanët në vendet e pasura mos t`i blinin vaksinat,për t’u dhënë më parë elektoratit të tyre imunitet ndaj virusit?

Në atë bisedë, Sokrati e kundërshton duke thënë se drejtësia kërkon bashkëpunim, dhe një pikëpamje që përfshin si të fortët ashtu edhe të dobëtit. E përkthyer për sot:Bota do të bëjë më mirë që t’i ndajë vaksinat për të gjithë, pasi mbijetesa nuk duhet të varet vetëm nga vendi ku jetoni.

Por kjo çështje morale, nuk është e vetmja që diskutohet për bashkëpunim. Rezulton se ndarja shumëpalëshe e vaksinave, do të shpëtonte shumë jetë shtesë. Një laborator në Universitetin Verilindor në Boston, ka modeluar dy skenarë kundërfaktualë të asaj që do të kishte ndodhur nëse një vaksinë do të ishte në dispozicion që në marsin e këtij viti.

Në të parin, 2 miliardë dozat e para do të merreshin nga vendet e pasura, ndërsa 1 miliard të tjera do të ndaheshin midis gjithë të tjerëve. Në skenarin e dytë, të 3 miliardët shpërndahen që në fillim në të gjitha vendet në proporcion me popullsinë e tyre.

Në skenarin e parë ose “jo bashkëpunues”, vaksina do të kishte shmangur 33 për qind të vdekjeve globale deri më 1 shtator. Në skenarin e dytë ose “bashkëpunues”, do të ishin parandaluar 61 për qind të vdekjeve. Pra shumë më tepër jetë të shpëtuara, edhe në vendet që do të kishin pasur vaksinën në secilin skenar.

Prandaj situata është paksa si Dilema e famshme e të Burgosurit në teorinë e lojës. Nëse të gjitha vendet bashkëpunojnë, bota mund të arrijë një rezultat optimal, dhe t`a mposhtë së shpejti dhe me vendosmëri pandeminë. Nëse ato nuk bashkëpunojnë, Covid-19 do të zgjasë më tepër,dhe do të ketë shumë më tepër vdekje.

Dilema është që çdo vend individual, ka gjithashtu nxitjen për të “mashtruar”, duke u mbështetur tek të tjerët për të bërë ndarjen e dozave,derisa të rrëmbejë vetë të gjitha dozat e mundshme. Por kjo i lë të tjerët edhe më keq sesa në skenarin kur askush nuk bashkëpunon.

Në teorinë e lojës, rezultatet e ndryshme mund të ndryshohen duke ndryshuar parametrat matematikorë. Dhe kjo, të paktën në interpretimin tim, është ajo që Grupi Eurasia, një think-tank që këshillon mbi rreziqet gjeopolitike, po përpiqet të bëjë tani me një raport të ri të porositur nga Fondacioni Bill & Melinda Gates.

Fondacioni është një nga sponsorat kryesorë të ACT-Accelerator, një përpjekje bashkëpunuese midis qeverive, kompanive, shkencëtarëve dhe filantropëve, për të siguruar teste, trajtime dhe sigurisht, vaksina për vendet në zhvillim.

Ideja është që vendet e pasura donatore, të bëhen pjesë e një nisme që financon shpërndarjen në vendet e varfra. Por kombet donatore kanë mbledhur deri më tani vetëm 5.1 miliard dollarë. Duhen edhe 28.2 miliardë dollarë të tjera për të garantuar mjetet.

Po si mund t’i bindim që të bashkëpunojnë të gjithë të “burgosurit” në këtë dilemë? Duke iu thënë atyre se çdo para e dhënë në këto momente,do t’u japë atyre një kthim

të madh pa asnjë humbje, thekson raporti i Eurasia Group. Ky grup ka analizuar kostot gjeopolitike dhe ekonomike për vendet e pasura, nëse pandemia do të përhapet akoma më shumë në vendet e varfra.

Këtu përfshihet ndikimi në ekonominë japoneze për shkak të anulimit të Lojërave Olimpike Verore, apo efektet indirekte si ato në kërkesën ndërkombëtare, për eksportet gjermane apo gazin e SHBA-së. Në përgjithësi, Grupi Eurasia zbuloi se përfitimi ekonomik nga kontrolli i pandemisë kudo në botë do të ishte 153 miliardë dollarë vetëm vitin e ardhshëm, për 10 vendet kryesore donatore, ose 466 miliardë dollarë gjatë 5 viteve të ardhshme.

Dhe kjo është më shumë sesa10-fishi i shumës që kërkon ACT-Accelerator. Vendet e pasura kanë në dorë shumë vendime të rëndësishme në javët e ardhshme, si për shembull nëse do ta aprovojnë dhe sa shpejt do ta aprovojnë cilën nga vaksinat kandidate, si do të caktojnë dhe ndajnë dozat fillestare të pakta tek popullata vendase, si të luftojnë keqinformimin nga teoricienët e konspiracionit kundër vaksinave, etj.

Vendimi për përfshirjen e vendeve të varfra në luftën tonë të përbashkët njerëzore kundër një pandemie, nuk duhet që të jetë aq i vështirë. Nëse ka ndonjë argument të mirë për të mos-financuar plotësisht dhe menjëherë ACT-Accelerator, unë ende nuk e kam parë atë.

Burimi i lajmit: https://gulfnews.com/opinion/op-eds/covid-19-vaccine-should-be-available-to-both–rich-and-poor-nations-1.75692653

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: koronavirustamponvaksina

TË LIDHURA

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme
Bota

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima
Bota

Ura shembet gjatë fluksit të madh të veturave. Raportohet për viktima

19:41 | 09/07/2025
SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh
Bota

SHBA heq rregullin për heqjen e këpucëve në aeroporte pas gati 20 vitesh

17:54 | 09/07/2025
Next Post
Lleshaj paralajmëron ndryshimin e madh (VIDEO)

Lleshaj paralajmëron ndryshimin e madh (VIDEO)

E fundit/Kosova nënshkruan zyrtarisht aplikimin për vaksinën kundër COVID-19

E fundit/Kosova nënshkruan zyrtarisht aplikimin për vaksinën kundër COVID-19

Ulje e lehtë e të infektuarve në Kosovë, 11 viktima nga Covid në 24 orë

Kosova regjistron 14 viktima dhe 519 të infektuar me koronavirus

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

by mirseda
21:20 | 09/07/2025
0

Analisti Arben Meçe thotë se Ervin Salianji është viktimë e kreut të PD, Sali Berisha. Në një...

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

20:49 | 09/07/2025
Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

20:47 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com