Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ushtria amerikane do të ndërtojë mbi 340 spitale të përkohshme

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Ushtria amerikane do të ndërtojë mbi 340 spitale të përkohshme

Zyrtarë amerikanë synojnë të ndërtojnë qindra spitale të përkohshëm në të gjithë vendin për të përballuar mijëra raste të reja të koronavirusit që diagnostikohen çdo ditë, ndërkohë që të hënën vendi përjetoi ditën me më shumë viktima deri tani, gjithsej 575 të vdekur në të gjithë vendin.

Korpusi i Xhenjerëve të Ushtrisë amerikane, i cili konvertoi në Nju Jork një qendër konferencash në spital me 1,000 shtretër brenda një jave, është tani në kërkim të hoteleve, konvikteve dhe hapësirave të mëdha në natyrë për të ndërtuar deri në 341 objekte spitalore të përkohshme, tha të martën shefi i korpusit, gjeneral Todd Semonite në programin “Good Morning America”.

Rastet e konfirmuara me koronavirus në SHBA u rritën me më shumë se 20,000 të hënën, duke mbingarkuar spitalet që kanë mungesa mjekësh dhe infermierësh si dhe pajisjesh mjekësore dhe mbrojtëse.

Numri i të vdekurve në SHBA e kaloi shifrën 3,000, më shumë se sesa numri i atyre që humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit 2001.

Zyrtarët vlerësojnë se numri i vdekjeve përfundimisht mund të arrijë në 100,000 deri në 200,000.

Korpusi i xhenjerëve, në bashkëpunim me zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut, konvertuan Qendrën e Konferencave Jacob Javits në një objekt për të trajtuar pacientët që nuk kanë koronavirus.

Kjo do të lehtësojë barrën e spitaleve që trajtojnë pacientët me COVID-19.

Përveç kësaj, në Parkun Qendror të Manhatanit ka filluar ndërtimi i një spitali fushor me 68 shtretër.

Qendra e Konferencave e konvertuar është jo shumë larg portit ku anija spitalore e Marinës amerikane Comfort hodhi spirancën të hënën. Duke filluar nga e marta, spitali lundrues do të marrë deri në 1.000 pacientë jo me koronavirus.

Një tjetër spital i përkohshëm në Nju Jork do të ngrihet në Stadiumin Arthur Ashe ku luhen ndeshjet e kampionatit të tenisit amerikan në natyrë.

Në Los Angeles, anija spitalore e Marinës “Mercy”, e ngjashme me anijen “Comfort” ka filluar tashmë trajtimin e pacientëve.

Në të gjithë Kaliforninë, numri i pacientëve të shtruar me koronavirus është dyfishuar gjatë katër ditëve të shkuara, ndërsa numri i atyre që po trajtohen në emergjencë është trefishuar, tha guvernatori Gavin Newsom.

Autoritetet në Nju Orleans të shtetit Luiziana po krijojnë një spital fushor në Qendrën e Konferencave Ernest N. Moriale, i njëjti objekt ku mijëra njjerëz të zhvendosur nga Uragani Katrina u strehuan në vitin 2005.

Zyrtarët e Shëndetit në SHBA po u bëjnë thirrje njerëzve të zbatojnë urdhrat e qëndrimit në shtëpi deri në fund të prillit për të zbutur fuqinë e virusit, i cili shpërtheu fillimisht në Kinë dhe ka infektuar rreth 750 mijë njerëz në të gjithë botën.

Autoriteti më i lartë mjeksor i vendit, Jerome Adams, tha që ishte i irrituar për faktin që ende sheh njerëz që mblidhen në grupe të mëdha, duke kundërshtuar urdhrat për distancimin shoqëror.

“Njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi,” i tha Adams televizionit Fox News. “Mënyra se si zgjidhjet kjo është që të gjithë të bashkëpunojnë për të ndaluar përhapjen, duke eliminuar tubimet e mëdha dhe duke qëndruar në shtëpi,” tha ai. /Voa

Tags: amerikanëkoronavirusspitaleushtri

TË LIDHURA

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë
Bota

Donald Trump: Irani s’do ta përdorë më Hormuzin si armë

17:18 | 17/04/2026
Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve
Bota

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

10:46 | 17/04/2026
Next Post
Mjekët në frontin e “luftës”, ultrasit e PSG u qëndrojnë pranë çdo ditë

Mjekët në frontin e “luftës”, ultrasit e PSG u qëndrojnë pranë çdo ditë

Edhe SHBA lë pas Kinën/ Ja sa ka shkuar numri i viktimave nga koronavirusi

Edhe SHBA lë pas Kinën/ Ja sa ka shkuar numri i viktimave nga koronavirusi

COVID-19/ SHBA ndihmon Italinë

COVID-19/ SHBA ndihmon Italinë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik
Kosovo

E rëndë në Kosovë, 15-vjeçari rrëzohet papritur dhe humb jetën në sallën e edukimit fizik

by mirseda
18:13 | 17/04/2026
0

Një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka humbur sot jetën, pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e...

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

Protesta te Kryeministria, PD: Qytetarë nga rrethet i bashkohen tubimit, mobilizim masiv

17:56 | 17/04/2026
A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

A njihen Rogerti dhe Selin nga jashtë? E tregon bashkëshortja e banorit

17:54 | 17/04/2026
Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

Greqi: I jepet lamtumira 19-vjeçares shqiptare që humbi jetën tragjikisht

17:48 | 17/04/2026
Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

Bllokoi rrugën për zjarrfikësen, shembet farmacia pranë pallatit që u përfshi nga flakët

17:45 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com