Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ushtarakët dezertuan në Britani, Xhaçka shton forcat në Afganistan

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Ushtarakët dezertuan në Britani, Xhaçka shton forcat në Afganistan

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e ka paraqitur ushtrinë shqiptare si mjaft të fuqishme gjatë një vizite në Afganistan.

Xhaçka ka habitur me deklaratën e saj gjatë takimit me gjeneral Nicholson, të cilit i konfirmoi rritjen e numrit të trupave shqiptarë në Afganistan me 60% në vitin 2018.

“Në 2018 do të rrisim me 60% praninë tonë ushtarake në Kabul dhe Herat”, ka thënë Xhaçka, në një kohë kur vetëm para pak ditësh ndodhi dezertimi i katër ushtarakëve shqiptarë, pjesë e trupave komando që ndodheshin në Mbretërinë e Bashkuar në një stërvitje në formë kompeticioni.

I ati i një prej ushtarakëve të dezertuar u shpreh se i biri i tij Aleksandër Shkulakut paguhej me vetëm 30 mijë lekë të reja dhe jetesa këtu ishte shumë e vështirë për të, si dhe i bëri thirrje që të kthehej në vendin e tij.

“Djali bëri një veprim të nxituar. Ai merrte nga 290-315 lekët të vjetra në muaj. Trajtimi finaciar i djalit ka qenë shumë i vogël. Aleksandri na ndihmonte edhe ne financiarisht. Kishim dijeni që Aleksandri ishte në Angli, por nuk kishim folur. Djali im shkeli mbi vendin e tij, përarsye ekonomike. Të vijë këtu të japë kontributin për vendin”, është shprehur i ati i ushtarit.

Në një situatë të tillë, kur ministria e Mbrojtjes nuk ka mundësi të mbajë ushtarakët e saj dhe s’ka një buxhet të mjaftueshëm për të paguar kuotat në NATO, Xhaçka premton shtimin e forcave ushtarake shqiptare në Afganistan me 60%.

Ajo u shpreh se së shpejti do të vendoset një kontingjent i Forcave Speciale pranë batalionit sulmues të Forcave të Armatosura afgane.

Ministrja gjatë takimit me efektivët shqiptarë pranë misionit të NATO-s në Kabul u shpreh krenare për punën e tyre, teksa i premtoi edhe se do u gjendet pranë gjithnjë:

“Jeni kontribuues të sigurisë në Afganistan dhe në të gjithë zonën Euro-Atlantike. Na keni zbardhur faqen e na keni bërë krenarë. Do ju gjendemi pranë përherë juve dhe familjeve tuaja,” përfundoi fjalën Xhaçka, por duket se deri më tani këto janë vetëm fjalë të bukura thënë në publik, teksa po përballemi çdo ditë me dezertimin e ushtarakëve shqiptarë për shkak të kushteve të mjera me të cilat përballen.

Lidhur me dezertimin e 4 komandove shqiptarë, Ministria e Mbrojtjes reagoi me anë të një njoftimi, ku tha se 4 efektivët ushtarakë thyen rregullin dhe se ndaj tyre është depozituar kallëzim penal “Për dezertim” pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë:

“Lidhur me lajmin e publikuar në media pasditen e sotme, zyra e shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes bën me dije se: 4 efektivë ushtarake, që kanë qenë duke kryer detyrën e tyre jashtë vendit, nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfundimit të saj. Sipas “Kodit Penal Ushtarak”, ndaj 4 efektivëve, pranë Prokurorisë së Rrethit, Tiranë është depozituar kallëzim penal “Për dezertim”. Prej disa javësh, çështja është në hetim nga ana e autoriteteve përkatëse”.

Por, për analistin Besnik Mustafaj dezertimi i katër komandove shqiptarë lidhet drejtpërdrejt me pagesat e ushtarëve:

“Ne jemi një ushtri e NATO-s me një numër të vogël ushtarësh. Në momentin që jemi anëtarësuar në NATO, duhet që 2% e GDP-së të shkojë për kërkesat e ushtrisë. Ky 2% jonë është me thërrime. Në kohën e Partisë Demokratike ishte rreth 1.9 për qind, por gjatë këtyre 4 viteve kemi parë që ka zbritur në 1% ose 0.9%.

Përkushtimi, lodhja, rrezikshmëria e ushtrisë sonë është në të njëjtin nivel me ushtritë e të tjera, por paga është shumë më e ulët. Ne kemi një ushtri profesioniste dhe pagesa merr një kuptim shumë të madh dhe bëhet një burim shumë i madh që të ndodhë një gjë e tillë”, përfundoi ai. TIRANA TODAY

Tags: AfganistanNATOolta xhackashqiptareshton forcatushtaraket

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Video/Mbushi bankat e Londrës me para të pista, goditet banda e Fation Kokës

Video/Mbushi bankat e Londrës me para të pista, goditet banda e Fation Kokës

Doni të jetoni në Zvicër? Ofrohen 70 mijë franga për familje

Doni të jetoni në Zvicër? Ofrohen 70 mijë franga për familje

OPDAT dhe Euralius kundër zgjatjes së mandatit të Llallës, shpërthen ish-ministri

OPDAT dhe Euralius kundër zgjatjes së mandatit të Llallës, shpërthen ish-ministri







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com