Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ulja e temperaturave qetëson zjarret në Australi

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ulja e temperaturave qetëson zjarret në Australi

Ndërsa temperaturat po bien, kontrolli mbi zjarret në Australi vazhdon të rritet.

Kjo është periudha kur zjarrfikësit veprojnë që të mos lejojnë përhapjen e mëtejme të zjarreve. Por, autoritetet atje thonë se sezoni i zjarreve është larg fundit, prandaj kjo çështje duhet të ndiqet me kujdes.

Ekipet e emergjencës në qytezën Bodalla në Nju South Uells, shteti më i goditur nga zjarret e javëve të fundit në Australi, thonë se ndryshimi i temperaturave u krijoi kushte që të luftojnë me zjarret, duke parandaluar përhapjen e tyre në një autostradë kryesore.

Zjarri në malin Gospers në veriperëndim të Sidnejt, që filloi të digjej nga muaji tetor, tani është nën kontroll fal reshjeve të lehta të shiut.

Megjithatë, 111 zjarre tjera janë ende të ndezura në këtë shtet, 40 prej tyre të pakontrolluara, thonë në departamentin kundër zjarreve.

“Me ndryshimet e temperaturave, zjarret janë qetësuar. Kjo na mundëson që ne t’i dalim zjarrit përballë dhe të luftojmë me të. Duhet të punojmë që të krijojmë ndarjen midis pjesës së paprekur të tokës me zjarret që do të vijnë. Në dy ditët e fundit kishim sukses. Për aq sa klima është në anën tonë, kështu do të vazhdojmë”, tha Dale McLean, zjarrfikës.

Situatë pothuajse e njëjtë është edhe në shtetin Viktoria. Atje, kryeministri i shtetit Viktoria, Daniel Andrews, paralajmëroi se sezoni i zjarreve nuk ka mbaruar, prandaj kujdesi duhet të vazhdojë.

“Zjarret nuk mbaruan, çdo natë ndizen të reja. Për momentin kemi 19 zjarre dhe një numër paralajmërimesh emergjente. Rëndësi ka që të njoftohen komunitetet. Na presin disa muaj shumë sfidues dhe kushte të vështira. Do të vazhdojmë të shohim më shumë zjarre, prandaj duhet të jemi vigjilent”, tha Daniel Andrews, udhëheqës i qeverisë në Viktoria.

Kjo nuk është periudhë fare e lehtë për zjarrfikësit, thotë Steve Warrington nga departamenti kundër zjarreve në shtetin Viktoria.

“Kishim gati 5 për qind të vendit, të djegur ose duke u djegur, pra jemi në ndjekje të zjarreve që janë shpërndarë në mijëra kilometra. Për shumë arsye kjo është periudha më e rrezikshme për zjarrfikësit, sepse veç rrezikut nga zjarri ndodhin edhe të papritura të tjera si rrëzim i pemëve. Pra është kohë kritike për ne”, tha Steve Warrington, nga departamenti kundër zjarreve në shtetin Viktoria.

Që nga shtatori, të paktën 27 persona humbën jetën si pasojë e zjarreve që dogjën më shumë se 10 milion hektarë tokë.

Të shtunën në Sidnej, njoftohet se 30 mijë persona protestuan kundër ndryshimeve klimatike si dhe kritikuan qeverinë australiane për reagimin ndaj zjarreve.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, po vëzhgohet me kujdes për mënyrën se si trajtoi zjarret, duke u akuzuar se ai zvogëloi rolin e ndryshimeve klimatike në zjarret shkatërrimtare, shkruan “Voa”.

Shefi i ekzekutivit në të kaluarën ka mbrojtur politikat e tij mbi energjinë dhe klimën si të përshtatshme dhe të përgjegjshme, por të shtunën tha se qeveria e tij po punon që të krijojë një program afatgjatë që të ulet rreziku i katastrofave natyrore, si kundërpërgjigje për ndryshimet klimatike.

Tags: australiKlimaulje temperaturashzjarre

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
“Jam armik i qeverisë”, nga yll futbolli në shofer taksie (FOTO)

"Jam armik i qeverisë", nga yll futbolli në shofer taksie (FOTO)

Vendimi për Bashën/ Balla: Teatër i turpshëm

Vendimi për Bashën/ Balla: Teatër i turpshëm

Kanye West i bën Kim Kardashian super dhuratën e radhës

Kanye West i bën Kim Kardashian super dhuratën e radhës







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin
Showbizz

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

by mirseda
21:50 | 17/01/2026
0

Disa debate të ashpra kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku...

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

‘Prime’ nis me një surprizë, Kristi prezanton këngën e re të bërë për Selin

21:27 | 17/01/2026
Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

Londrimi–Dolces: Një femër si ti s’duhej me ra për një mashkull si Limi

21:02 | 17/01/2026
SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com