E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Ulen pagat e deputetëve që dogjën mandatet, ja sa do marrin…

Kuvendi i Shqipërisë publikoi dje raportin e përfitimeve financiare të deputetëve për periudhën janar-shkurt ku rezulton se të 140 ligjvënësit përfshirë edhe ata opozitarë kanë marrë plot 28 milionë lekë. Ndërkohë deputetët që dogjën mandatet do të marrin gjysmë rroge edhe 3 vitet e ardhshme. Në vazhdimësi kemi dëgjuar të etiketohet si strehë e krimit, pazari i Milotit, apo institucion ilegjitimitet, por rrallë herë mendojmë apo llogarisim sa i kushton vendit secili prej 140 ligjvënësve në parlamentin e Shqipërisë. Paga e një deputeti të parlamentit shqiptar fillon në 156 mijë lekë në muaj pa llogaritur përfitimet e tjera financiare, të cilat u jepen atyre për naftën që konsumojnë, faturat e telefonit, pjesëmarrjet në komisionet parlamentare apo dieta të ndryshme.

Nga pasqyra e publikuar nga vetë parlamenti rezulton se një deputet krahas pagës fikse, mesatarisht çdo muaj përfiton shtesë edhe rreth 60 mijë lekë pagesa duke i shkuar paga në rreth 200 deri në 250 mijë lekë në muaj. Por përtej benefiteve sa kohë gëzojnë mandatin, ligjvënësit shqiptar përfitojnë trajtime financiare edhe të paktën 3 vite më pas. Kështu deputetët e opozitës, do vazhdojnë të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit edhe pse janë jashtë parlamentit. Ligji për trajtimin financiar të tyre parashikon dy paga shpërblim dhe gjysmë page çdo muaj për aq kohë sa kanë ushtruar mandatin e deputetit. Deputetët që kanë marrë për herë të parë mandate në 2017, do të marrin gjysmë page pra rreth 80 mijë lekë për 18 muaj me radhë, ndërsa ata që kanë më shumë se 1 mandat deputeti, trajtimin e përfitojnë për 3 vite. Ndërkohë Kuvendi ka publikuar raportin e përfitimeve financiare të deputetëve për periudhën janar-shkurt ku rezulton se të 140 ligjvënësit përfshirë edhe ata opozitarë kanë marrë plot 28 milionë lekë. Një pjesë e deputetëve përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha, apo dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhin, tashmë i janë drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të marrë pagesën shtesë. Në ligjin për statusin e deputetit parashikohet që ata të përfitojnë pagesën, e cila jepet nga Instituti i Pensioneve. Në listë bie në sy emri i ish-kryeministrit Berisha, deputeti më jetëgjatë i parlamentit dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Lista vijon me Grida Dumën, Andon Frrokajn, Gent Strazimirin, Florjon Mimën, Genc Pollon, Dhurata Çupin, Nard Ndokën dhe Petrit Vasilin. Sipas ligjit 8097, i vitit 1996, ish-deputetët përfitojnë pagesë kalimtare pas mbarimit të mandatit. Ligji parashikon se shuma shkon në masën 50% të pagës bruto të deputetit për aq vite sa kanë patur funksionin e deputetit, por jo më shumë se 3 vjet. Rroga kalimtare merret nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili i paguan duke filluar nga muaji i tretë i mbarimit të mandatit. Kjo pasi për dy muajt e parë ata kanë përfituar rrogën e plotë nga Kuvendi. Kësisoj, rroga kalimtare fillon nga 21 prilli kur bëhen dy muaj nga djegia e mandateve nga opozita. Ndërkohë, një pjesë e deputetëve të opozitës kanë bërë padi në Gjykatën Administrative kundër Kuvendit, duke kërkuar pagat e muajve kur ata kanë qenë në bojkot parlamentar. Bojkoti i Kuvendit nisi në fillim të korrikut dhe më 21 shkurt opozitarët hoqën dorë edhe nga mandatet e deputetit. /Gazeta Shqiptare

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...