Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Ulçera e lukthit, shenjat që nuk duhet të injorojmë

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Ulçera e lukthit, shenjat që nuk duhet të injorojmë

Një në dhjetë persona vuan nga ulçera e lukthit, e njohur në gjuhën mjekësore edhe si ulçera peptike. Ky shqetësim  mund të paraqitet edhe në zorrë të hollë dhe ezofag. Një shqetësim i tillë ka disa simptoma që e dallojnë e që, sipas mjekëve, nuk duhen neglizhuar.  Dhimbjet e barkut, probleme me tretjen, fryrje dhe ndjenjë e lodhjes dhe vjelljes janë disa nga simptomat që shfaqen nga ulçera e lukthit dhe që kanë nevojë për trajtim.

Dhimbje barku

Njëra ndër simptomat më të hershme të ulçerës në lukth është dhembja e barkut. Dhembja mund të ndihet duke filluar nga ashti i gjoksit, deri te kërthiza. Dhembja përshkruhet si djegëse, apo shpuese. Në varësi të gjendjes shëndetësore, dhembja mund të zgjasë nga disa minuta, deri në disa orë. Dhembja përkeqësohet sidomos gjatë natës, apo në bark të thatë dhe largohet me marrjen e ushqimit, apo të ndonjë ilaçi antacid.

Urthi

Urthi (ndjenja e djegësimit në gjoks) paraqitet kur thartira e lukthit kthehet lart, në ezofag, por ai mund të jetë i shoqëruar edhe me ulçerë të lukthit. Nëse ndjenja e urthit largohet  pasi të kemi pirë sasi të konsiderueshme të ujit, apo të ilaçeve antacide, atëherë ai nuk paraqet shkak për shqetësim. Por, nëse urthi paraqitet pa marrë parasysh çka hamë, atëherë mund të bëhet fjalë për ulcerë të lukthit.

Probleme me tretjen

Përpos dhembjes së barkut, një ulçerë e lukthit mund të shkaktojë edhe probleme me tretje, apo dispepsi. Simptoma e dispepsisë mund të luhatet sa i përket intensitetit dhe frekuencës, duke shkaktuar shqetësime të mëdha.

Mungesa e apetitit

Njerëzit që vuajnë nga ulçera në lukth vërejnë një humbje të menjëhershme të apetitit të tyre. Kjo mund të jetë pasojë e paraqitjes së dhembjes së papritur, apo të madhe të barkut. Zvogëlimi i dukshëm i apetitit mund t’ju bëjë që të ndiheni të lodhur dhe të dobët. Në rast të tillë mjekët sugjerojnë një vizitë të menjëhershme për të shmangur komplikacionet.

Fryrja

Fryrja është një simptomë tjetër fillestare dhe e dallueshme e ulçerës së lukthit. Fryrja e shoqëruar me dhembje të barkut, me ënjtje të barkut dhe me ndjenjë të plotësisë, mund të jetë një formë tjetër e ulçerës së lukthit.

Nauzea, ndjenja e mundimit

Në rastin e ulçerës së lukthit duket sikur nga momenti në moment do shkaktohen të vjella. Një gjendje e tillë mund të zgjasë, apo të jetë e shkurtër. Çdo interferencë me tretjen normale dhe me procesin e ekskretimit mund të shkaktojë episode të nauzesë, e disa herë edhe të vjelljes./ Tirana Today

Tags: shendetisimptomaulcera e lukthit

TË LIDHURA

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën
Aktualitet

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç
Bota

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Shkencëtarët gjermanë zgjidhin misterin e mpiksjes së gjakut pas vaksinimit

Shkencëtarët gjermanë zgjidhin misterin e mpiksjes së gjakut pas vaksinimit

Gjenden dy adoleshentet e zhdukura në Tiranë, policia zbardh detajet

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 19-vjeçari (Emri)

Gjermani/ BILD u kërkon falje të gjithë fëmijëve!

Gjermani/ BILD u kërkon falje të gjithë fëmijëve!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së
Kosovo

Gjyqi në Hagë, Presidentja Osmani: Pavarësia e Kosovës rezultat i sakrificës së popullit dhe UÇK-së

by mirseda
17:19 | 09/02/2026
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është rezultat i vullnetit të popullit...

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

PD vlerëson qëndrimin e KE-së për imunitetin e Ballukut, Boçi: Qëndrimi i Ramës dëmton integrimin

17:18 | 09/02/2026
Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

Alarm në SHBA, fruthi ‘shpërthen’ në disa shtete/ Mjekët: Njerëzit nuk po vaksinohen më

16:51 | 09/02/2026
U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga QSUT

16:44 | 09/02/2026
Kryeministri Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, pak para nisjes në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste,

16:33 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com