E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Shkencëtarët gjermanë zgjidhin misterin e mpiksjes së gjakut pas vaksinimit

Shkencëtarët në Gjermani pretendojnë se kanë gjetur shkakun e mpiksjeve të gjakut pas vaksinimit me dozat e AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Rolf Marschalek, një profesor në Universitetin Goethe në Frankfurt, tha se hulumtimi i tij zbulonte se mpiksja e gjakut pas vaksinimit lidhej me vektorët adenovirus që përdorin të dy vaksinat për të dërguar proteinën Spike në trup, shkruan Financial Times.

”Mekanizmi i transmetimit do të thotë që vaksinat dërgojnë proteinën spike në bërthamën qelizore dhe jo në lëngun qelizor (citosol) brenda qelizës ku virusi prodhon normalisht proteina,“ tha Marsalek.

Pasi të jenë brenda bërthamës qelizore, pjesë të proteinave spike ndahen në copa, duke krijuar variacione që nuk mund të ngjiten në membranën qelizore ku zhvillohet procesi i imunizimit.

Në vend të kësaj, proteinat sekretohen nga qelizat dhe shpërndahen në trup, duke shkaktuar mpiksje gjaku në rreth një në 100,000 njerëz, sipas teorisë së Marschalek. Profesori beson se problemi me këto vaksina mund të zgjidhet nëse prodhuesit arrijnë të modifikojnë proteinën Spike.

”J&J tashmë kishte kontaktuar laboratorin e Marschalek për udhëzime të mëtejshme dhe po kërkonte mënyra të reja për të modifikuar vaksinën”, tha profesori.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Puna nga shtëpia - simbol i ri statusi?

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...