Manchester City është përjashtuar nga Liga e Kampionëve. Kjo do të vihet në zbatim që nga sezoni i ardhshëm me UEFA-n që e ka marrë vendimin zyrtar, dhe do t’i lërë jashtë “qytetarët” për dy sezone. Po kështu, do të ketë edhe një gjobë prej 30 milionë eurosh.
Ky është një vendim i ashpër që ka tronditur klubin anglez, dhe gjithë opinionin sportiv.
Vendimi është marrë nga UEFA, për shkak të shkeljeve të rregullave të fair play-t financiar dhe mosbashkëpunimit me inspektorët të cilët po hetonin financat e klubit.
Në vendim thuhet se City ka të drejtën e apelimit në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.
Manchester City thotë se ata janë “të zhgënjyer, por jo të befasuar” nga vendimi “paragjykues” dhe do të apelojnë.