E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“Udhëtarët fantazmë” që tmerruan taksistët japonezë pas cunamit të vitit 2011

Në Japoninë Verilindore, shoferët e taksive pretendojnë se kanë pasur si pasagjerë disa raste fantazma. Kjo histori në dukje e pabesueshme, është bërë objekti i dokumentarit “Misteret e pazgjidhura” të rrjetit Netflix.

Qyteti Ishinomaki në Prefekturën Mijagi, zbuloi sekretet e tij të mbinatyrshme në vitin 2016. Studentja e sociologjisë Juka Kudo, filloi të pyeste taksistët për ngjarjet e çuditshme që po ndodhnin pas tërmetit të fortë dhe cunamit që e pasoi 5 vjet më parë.

Ajo e bëri këtë për tezën e saj të diplomës në Universitetin “Tohoku Gakuin”. Reagimi që ajo mori nga mbi 100 taksistë ishte i përzier. Shumë refuzuan të flisnin. Gjithsesi, disa shoferë vendosën që t’ia besonin rrëfimet e tyre të pazakonta studentes.

Disa muaj pas tërmetit dhe cunamit që vrau mbi 3.000 vetëm në atë qytet, ata nisën të shohin pasagjerë që një moment ishin në sediljen e pasme të makinës, dhe pastaj nuk ishin më aty.

Siç raportohet nga media të ndryshme, përfshirë britaniken “The Mirror”, një shofer foli për një grua të re që hyri në ndenjësen e pasagjerit e me një pallto jashtëzakonisht të rëndë për sezonin e verës.

Ajo kërkoi që të shkonte në distriktin Minamihama. I hutuar, shoferi i tha se ajo zonë ishte praktikisht e shkatërruar nga dallgët e cunamit. Ai dëgjoi më pas ndoshta pyetjen më të tmerrshme qëkur kishte nisur atë punë … “A kam vdekur?”. Në kohën kur po kthehej për t’iu përgjigjur, gruaja ishte zhdukur.

Në raste të tjera, një i ri u zhduk rrugës për në malin Hijorijama, dhe dikush tjetër u zhduk kur pa se aty ku po shkonte, gjithçka ishte shkatërruar. E përbashkëta e shumë prej këtyre udhëtarëve fantazmë, ishte mosha e tyre e re.

Për studenten e sociologjisë ky detaj ishte thelbësore. Ajo mendonte se të rinjtë ndiheshin “shumë të hidhëruar” kur u ndanë nga të dashurit e tyre. Dhe kufijtë e një taksie, kanë shumë kuptim:”Ndërsa kanë dashur që ta shfaqin hidhërimin e tyre, ata mund të kenë zgjedhur taksitë, që janë si dhoma private, si një lloj mediumi për ta bërë këtë”.

Këto emocione të forta i tejkalojnë të gjitha të tjerat, përfshirë këtu faktin që ishin shoferët ata duhej të mbulonin koston e udhëtimit të pasagjerëve fantazmë. Për shkak se ata përballonin vetë koston financiare të udhëtimit, Kudo ishte e prirur të besonte versionin e ngjarjeve që rrëfenin taksistët.

Por nuk pati dëshmi të frikshme vetëm nga taksistët. Pati raporte për radhë klientësh fantazmë që prisnin jashtë dyqaneve. Dhe siç shkroi ABC Australia në vitin 2013, një burrë nisi të kishte probleme pasi zhvendosi disa statuja Budiste nga shtëpia e tij për shkak të disa punimeve.

Në fillim, iu sëmurën fëmijët, dhe natën ai ndjente dikë ose diçka që i ecte mbi gjoks. Ekzorcistja Kansho Aizava u thirr për të ndihmuar familjen. Ajo raportohet të ketë thënë se kishte parë fantazma që u mungonin gjymtyrët dhe madje edhe koka.

Për shkak se njerëzit “u vranë në shumë mënyra të ndryshme, ata mbeten ashtu”- tha ajo.

Ndërkohë psikiatri Keizo Hara, thotë se shfaqjet e fantazmave janë parë kryesisht në “ato zona që u dëmtuan plotësisht nga cunami”. Ai i shpjegoi këto histori me një traumë kolektive, që kërkon shumë kohë që të shfaqet.

Ishinomaki dhe zonat përreth, u goditën nga cunami në marsin e vitit 2011, i shkaktuar nga një tërmet i fortë me magnitudë 9 ballë. Në total rreth 16.000 njerëz gjetën vdekjen nga ajo katastrofë. Ai ishte tërmeti më i rëndë në Japoni, dhe i katërti në listën e lëkundjeve sizmike më të fuqishme në të gjithë botën.

“The Guardian” citoi në vitin 2014 dëshminë e Vataru Horikomit, që tha se “katastrofa prishi lidhjen e njerëzve me detin”. Jehonat nga ajo tragjedi ndjehen në një komunitet që është ende duke u rindërtuar, gati një dekadë më vonë.

Si u ndjenë taksistët me pasagjerët e tyre që vinin nga një botë tjetër? Disa e merrnin çuditërisht me humor këtë çështje, duke thënë “se do të pranonin sërish me dëshirë një fantazmë si një klient”. Gjithsesi, kjo ngjarje bart ende shumë mistere.

Burimi i lajmit: https://www.thevintagenews.com/2020/10/20/ghost-passengers/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...