E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

U vra në krye të detyrës/ Fëmijët e dëshmorëve do të përfitojnë 170% të pagës

Kryeministri Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e efektivit të policisë që u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama. Kreu i qeverisë tha se ndonëse boshllëkun në familje nuk e shlyen asgjë, qeveria ka miratuar fondin 170% të rrogës së prindit çdo muaj, për fëmijët e Saimir Hoxhës deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë. Rama tha se nuk ka fonde që të plotësojë boshllëkun për familjen, por përgjegjësia e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës, të mos mbeten vetëm.

“Është një moment i rëndë për të gjitha forcat tona të Policisë së Shtetit, patjetër edhe për shoqërinë. Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë dëshmor të ri, por dhe të gjithë punonjësve të policisë, e shoh të udhës t’ju bëj me dije se qeveria ka vendosur sot një mbështetje të konsiderueshme financiare për familjen.

Por me të hyrë në fuqi në parlament ligji për fëmijët e Republikës, ata do të marrin rrogën 170% të prindit deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë. Nuk ka fonde materiale që plotëson boshllëkun për familjen, por përgjegjësia e Republikës është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës, të mos mbeten vetëm por të ndjehen deri në fund të mbështetur dhe të përkrahur për të qenë krenarë jo vetëm për prindin, por edhe shtetin të cilit babai i shërbeu deri në momentin e fundit”, tha Rama.

Lexo edhe :   "Bashkëqeverisje kur të shkëputesh nga Berisha", Basha kërcënon Ramën me SPAK
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...