Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka zhvilluar një takim në Madrid me biznesmenin spanjoll, që u sulmua verën e kaluar nga pronari i restorantit “Panorma”, Mihal Kokëdhima.
Përmes një postimi në Facebook, Klosi shprehet se Eugenio Galdo do të kthehet sërish në Shqipëri dhe shton se do japë kontributin e tij për të prekurit nga tërmeti.
“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”, ka thënë Eugenio.
Ministri Klosi tha se biznesmeni do të rindërtojë një shkollë të dëmtuar nga tërmeti.
Postimi i plotë:
Në Madrid, mëngjesi me Eugenio Galdon, që nga një incident i papranueshëm në verë, është shndërruar tashmë në mikun e Shqipërisë.
“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”- thotë Eugenio.
Familja Galdon do të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë në një tjetër cilësi: kontribuesit për rindërtimin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq dhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë prezentë në vendin tonë.