E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Ëndërroni të bëheni si Bill Gates?  7 serialet që duhet t’i shihni me patjetër

Platfroma Netflix ofron një gamë të gjerë serialesh e filmash, sa argëtues po aq edhe edukues, sidomos për ata që duan të zhvillojnë një biznes. Të tillë janë 7 dokumentarët që revista Business Insider ka listuar si të domosdoshëm për t’u parë nëse doni të jeni të suksesshëm.

Hot Girls Wanted (2015)

Aktorja Rashida Jones prodhoi këtë dokumentar mbi jetën e vajzave që janë pjesë e industrisë se pornografisë. Shikuesit shohin se si këto femra përballen me zgjedhje e sfida të vështira dhe si bëhen të pavarura ekonomikisht edhe pse pjesë e shfrytëzimit seksual.

The ivory game (2016)

Elefantët afrikanë janë disa nga kafshët që rrezikojnë zhdukjen. Realizuesit e “The ivory game” kanë hetuar mbi trafikimin e jashtëligjshëm të dhëmbëve, kush e kryen dhe aktivistët të cilët e kundërshtojnë. Filmi hedh dritë mbi ekonominë kineze dhe se si ajo ka lulëzuar falë kësaj tregëtie të fildishit dhe çfarë mund të bëhet për këtë problematikë.

Betting on zero (2017)

Regjisori Ted Braun flet për mashtrimet e Herbalife, një kompani ndërkombëtare suplementesh. Kompania akuzohej për rishitjen e produkteve tek konsumatorët e saj. Shikuesit mësojnë më shumë mbi transaksionet financiare dhe se çfarë nuk duhet bërë nëse i futen biznesit të shëndetit.

Maddman: The Steve Madden Story (2017)

Historia e Steve Madden, manjatit dhe stilistit të këpucëve, i cili mësoi se për të ndërtuar një sipërmarrje miliona dollarëshe duhet guxim.

Dokumentari rrëfen suksesin e Madden dhe rrugëtimin e tij pas skandalit të mashtrimit me aksione, gjë që e bëri të përfundonte në burg.

Inside Bill’s Brain: Decoding Bill Gates (2019)

Regjisori fitues i çmimit Oscar, David Guggenheim do që publiku të kuptojë si funksionon truri i Bill Gates. Dokumentari ju çon direkt brenda trurit të tij dhe ju bën të kuptoni influencat që ndikuan tek ai dhe objektivat brenda dhe jashtë botës së informatikës.

Catching the sun (2015)

Sipërmarrësit hidhen drejt tregut të energjisë së pastër. Dokumentari trajton jetën e një të papuni, një aktivisti dhe një sipërmarrësi që kërkojnë të gjithë të jenë një hap para konkurencës. Shikuesit do shohin një tjetër prespektivë të potencialit të energjisë diellore.

Print the legend (2014)

Sipërmarrësit po hedhin baste të shumta mbi sektorin e printimit 3D. Regjisorët Luis Lopez dhe J. Clay Tëeel ndjekin nga pas liderat që duan një copë të revolucionit teknologjik 3D. Shikuesit do të mësojnë shumë mbi këtë sektor dhe do marrin këshillat e nevojshme nga ekspertët e fushës.

Burimi: Bussines Insider/ Përgatiti: TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...

I gjithë rrjeti kundër Beatrix, reagon nëna e këngëtares

Beatrix Ramosaj me Donald Veshajn pranuan publikisht se kishin pëlqim për njëri-tjetrin dhe mbrëmë dhanë edhe puthjen e parë. Por pas kësaj puthje, i...