Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka konfirmuar se gjatë vizitës në Ukrainë së bashku me kryeministrin Rama në kuadër të marrjes së kryesimit të OSBE, zhvilluan takime të niveleve të larta politike. Po kështu, vizituan edhe zonat e prekura nga konflikti.
“Gjatë vizitës në Ukrainë, zhvilluam takime të niveleve të larta politike, konfirmuam mbështetjen për misionet e OSBE-së në terren dhe vizituam zonat e prekura nga konflikti, për të dhënë shembullin e përkushtimit të plotë të Kryesisë së Shqipërisë për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në përgjithësi”, shkruan ai bashkëngjitur një fotoje të postuar në Instagram.