Pas pjesëmarrjes në garën “Njeriu më i fuqishëm në Angli” në vitin 2008, prej nga ku doli fitimtar, Jimmy Marku është dënuar për trafikimin e njerëzve drejt Britanisë së Madhe.
Gjykata e dënoi 5 vjet e 11 muaj burg, për akuzat e ngritura, por do të kryejë vetëm gjysmën e dënimit, pasi i pranoi ato.
Shqiptari pranoi përpara trupit gjykues akuzat për futjen e 17 shqiptarëve në mënyrë të paligjshme në Angli, përmes një anije të vogël lundrimi në maj 2018. 44-vjeçari ishte dënuar edhe më herët në vitin 2012 për lëndë narkotike, me 9 muaj burg.