E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

U rrëzua nga shkallët e çerdhes, vdes punëtori shqiptar në Itali (emri)

Një shqiptar, i identifikuar si Sokol Rahshta, 45-vjeç, ka rënë nga shkallët prej një lartësie 3 metra, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por shqiptari ka humbur jetën sot në spital.

Rahshta, së bashku me punëtorë të tjerë, po punonte për të larguar nga një çerdhe pemët e rrëzuara për shkak të erërave të forta në Pistoia, Itali, incident që ka rezultuar fatal për jetën e 45-vjeçarit.

Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë shërbimin mjekësor, por për shkak të frakturave që kishte pësuar në kafkë, nuk mundi të mbijetonte.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...