Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

U rrahën për një vajzë, djali i zv.ministrit përfundon me krah të thyer (Foto)

6 vjet ago
in Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U rrahën për një vajzë, djali i zv.ministrit përfundon me krah të thyer (Foto)

Për një vajzë, djali i mitur i Zëvendësministrit Bashkim Krasniqit, dhe 18-vjeçari Përparim Dugova, u përleshën fizikisht.

Nga ky konflikt, V.K., 16-vjeçar, mori disa lëndime trupore dhe përfundoi me një dorë të thyer. Zëvendësministri po e konsideron Dugovën djalë problematik, ndërkaq policia mbrëmë ndaloi tre persona. Gazeta Express ka biseduar me Krasniqin dhe ka siguruar edhe fotografitë e raportin mjekësor të të lënduarit.

Festim Gërguri

Djali i zëvendësministrit të MAPL-së, Bashkim Krasniqit, u sulmua ditën e djeshme nga Përparim Dugova, gjatë kohës kur po kthehej në shtëpi nga shkolla.

Rrugës për të shkuar në shtëpi 16-vjeçari ishte me shokët dhe shoqet, e për njërën nga to ndodhi edhe konflikti që përfundoi me thikë e grushta.

Përparim Dugova e akuzoi 16-vjeçarin se ia kishte ngacmuar të dashurën dhe pastaj u përlesh me të.

Djali i zëvendësministrit u sulmua me thikë dhe mori dëmtime të lehta në trup dhe theu dorën si rezultat i incidentit. Përleshja përfundoi përkohësisht me intervenimin e kalimtarëve, e pastaj policia e Kosovës vëri nën pranga tre persona.

Edhe pse V.K. kishte insistuar se vajzën e kishte vetëm shoqe, Përparimi kishte vendosur që për këtë rast t’i qëronte hesapet.

Vetëm dje gjatë ditës, ai fillimisht e kishte kërcënuar derisa djali po kthehej nga shkolla, e pasdite konfliktin e kishte vazhduar edhe kur kishte tentuar të hyjë në shtëpinë e zëvendësministrit.

Pas intervenimit të policisë, që të tre të implikuarit në incident u shoqëruan në stacion të policisë, ku Krasniqi dha deklaratë si prindi i të miturit.

Zëvendës ministri Krasniqi duke folur për Gazetën Express ka zbuluar detaje të tjera të rastit, duke treguar edhe versionin e tij.

“Djemtë janë të moshës 15 dhe 16 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur unë isha në punë. Sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me çykë të thikës. Me të parë rastin, disa komshinjtë kanë intervenuar për t’i ndarë pjesëmarrësit në incident” u deklarua ai, duke shtuar se e njeh sulmuesin si djalë problematik, e duke treguar se pse ndodhi rasti.

“Sulmuesi njihet si djalë problematik. Arsyeja e sulmuesit ishte shumë banale. Rasti ka ndodhur kështu: pasi djali im me disa shokë dhe shoqe janë kthyer në shtëpi nga shkolla, sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me arsyetimin se ky i ka ngacmuar të dashurën edhe pse djali im e ka mohuar një gjë të tillë duke i treguar se e ka shoqe të shkollës. Edhe pas intervenimit të komshinjëve, sulmuesi ka tentuar përsëri që konfiliktin ta vazhdoj në shtëpinë time. Si rezultat i incidentit djali im ka dorën e thyer dhe ka dëmtime në qafë”, deklaroi ai.

Gazeta Express ndërkaq ka siguruar fotografitë që tregojnë lëndimet e djalit dhe raportin e mjekut, ku tregohet për lëndimet të cilat ai i ka marrë nga rrahja.

Rastin e kanë konfirmuar edhe policia e Kosovës për Gazetën Express.

“Mbrëmë rreth orës 23:30 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Gjirokastra” në Fushë-Kosovë ka ndodhur një rrahje, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar tre persona meshkuj (te mitur) të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, kanë thënë për Express, Flora Ahmeti, nga Policia e Kosovës./GazetaExpress

Tags: djali i zv.ministriti mituru rrahen

TË LIDHURA

GJKKO refuzoi lirimin e tij, Ilir Meta apelon vendimin që e la në arrest me burg
Kryesore

GJKKO refuzoi lirimin e tij, Ilir Meta apelon vendimin që e la në arrest me burg

11:28 | 25/08/2025
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave
Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave

10:32 | 25/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025
Next Post
Reforma “diplomatike” e zotit Cakaj

Reforma “diplomatike” e zotit Cakaj

Valdrin Pjetri ikën nga Hipoteka, merr një tjetër post me rëndësi

Valdrin Pjetri ikën nga Hipoteka, merr një tjetër post me rëndësi

Banka kërkon t’i sekuestrojë banesën, ngujohet familja në Tiranë

Banka kërkon t'i sekuestrojë banesën, ngujohet familja në Tiranë

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

GJKKO refuzoi lirimin e tij, Ilir Meta apelon vendimin që e la në arrest me burg
Kryesore

GJKKO refuzoi lirimin e tij, Ilir Meta apelon vendimin që e la në arrest me burg

by mirseda
11:28 | 25/08/2025
0

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të refuzojë kërkesën për lirimin...

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave

10:32 | 25/08/2025
Lindsay Lohan: Jo, Louis Vuitton, nuk do ta blej buzëkuqin tënd 160 dollarësh në këtë ekonomi

Lindsay Lohan: Jo, Louis Vuitton, nuk do ta blej buzëkuqin tënd 160 dollarësh në këtë ekonomi

10:07 | 25/08/2025
Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

Alarm në SHBA! Zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

09:56 | 25/08/2025
Vietnami në alarm nga tajfunët, urdhërohet evakuimi i 500 mijë banorëve!

Vietnami në alarm nga tajfunët, urdhërohet evakuimi i 500 mijë banorëve!

09:32 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com