E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Banka kërkon t’i sekuestrojë banesën, ngujohet familja në Tiranë

Një familje në zonën e e 9-katësheve në Tiranë, është ngujuar brenda banesës së tyre, pasi kanë mbërritur forcat e përmbarimit për t’i sekuestruar shtëpinë.

Bëhet fjalë për familjen Tajari, dhe motiv për sekuestrimin e banesës së tyre është bërë një kredi e pashlyer që familja ka pasur ndaj një banke të nivelit të dytë.

Ndërsa hyrja e pallatit është rrethuar me forca të shumta policie, familjarët shprehen të bindur se nuk do e lirojnë banesën e tyre.

Familjarët kërcënojnë se do të digjen brenda, ndërkohë një zonjë ka tentuar të hidhet nga kati i 8-të.

“Babain e kanë marrë në komisariat dhe shefi i thoshte liroje shtëpinë se ta jap unë shtëpinë prapë.  Sot nuk të lejohet më do hyhet me dhunë. Kanë ardhur me zjarrfikëse dhe vijnë bëjnë presion dhe mbajnë dikë nga familja në komisariat, vlera e shtëpisë është 130 milion ata e kanë shitur shtëpinë për 50 milionë. Unë do të mundohem ta mbroj, ta djeg ti hedh benzinë, atyre nuk do tua lë”, shprehet djali i familjes.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...