Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

U ndërtua me llaç orizi, ja çfarë nuk dini rreth Murit të Madh Kinez!

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Rajoni, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
U ndërtua me llaç orizi, ja çfarë nuk dini rreth Murit të Madh Kinez!

Murit i Madh Kinez, është në fakt një seri muresh mbrojtëse, që e rrethojnë këtë vend. Ato u ndërtuan për ta mbrojtur Kinën e lashtë nga fqinjët e saj, dhe pushtuesit e tjerë që e sulmonin sa herë që kishin rastin ta bënin këtë. Ndërtimi i tij mori qindra vjet. Rreth kësaj vepre madhore, ka shumë fakte të pabesueshme. Ja cilat janë më interesantet:

Në një rast qeveria kineze, mendoi ta shndërronte murin në një autostradë

Kjo u zbulua në edicionin e vitit 1931 të revistës shkencore “Mechanix”. Aty thuhet se Kina e hartoi këtë projekt, pasi në atë kohë nuk kishte nga këto lloj rrugësh. Dhe kjo përbënte një problem serioz, pasi nuk mund të transportoheshin dot ushqimet në rajonet e brendshme, ku varfëria dhe mungesa e ushqimit po shkaktonte zi të vazhdueshme të bukës. Madje qeveria mendonte ta përdorte rrugën për të transportuar ushtrinë në zonat, ku policia e kishte humbur betejën me banditët.

Pretendimi se Muri i Madh është i dukshëm që nga Hëna, nuk është i vërtetë

Për shumë kohë është pretenduar se Muri i Madh Kinez duket që nga hapësira, dhe madje që nga sateliti i tokës, Hëna. Që të dyja janë të rreme. Interesant është fakti që ky thashethem, lindi rreth 2 shekuj para se Neil Armstrong dhe ekuipazhi i tij i “Apollo 11” të udhëtonte në Hënë. Ideja u shfaq fillimisht në një artikull të vitit 1754 nga William Stukeley.

Në vitin 1895, Henry Norman e përforcoi këtë thashethem, kur pretendoi se Muri ishte i vetmja shpikje e njeriut, që mund të shihej që nga Hëna. Por Norman nuk kishte asnjë prove, për të provuar pretendimet e tij. Armstrong tentoi që ta shohë murin kur shkoi në Hënë në vitin 1969. Por ai konfirmoi se muri nuk dukej që nga atje lart.

Në fillim Kina nuk u besoi këtyre pretendimeve, duke i cilësuar ato si një komplot dhe përpjekje të NASA-s për të ulur aftësinë teknike të kinezve. Por në vitin, 2003, kinezët u dorëzuan dhe e besuan atë që tha dikur NASA. Atë vit, Kina dërgoi në hapësirë astronautin e saj të parë, Yang Liwei. Dhe ai pohoi se nuk mundi ta shihte dot Murin e Madh që nga hapësira.

Muret e Beninit në Afrikë, janë 4 herë më të gjatë se sa Muri i Madh Kinez

Muri i Madh i Kinës, cilësohet shpesh si muri më i gjatë i ndërtuar ndonjëherë në histori. Por në fakt nuk është kështu. Muri më i gjatë (ose më saktë një seri muresh), ndodhet në Benin të Nigerisë në Afrikë. Të ashtuquajtura Muret e Beninit, rrethonin qytetin e lashtë të Beninit për ta mbrojtur nga pushtuesit.

Muri më i brendshëm rrethonte kryeqytetin ku jetonte mbreti. Një mur i jashtëm, rrethonte fshatin më të afërt të kryeqytetit. Një mur tjetër e rrethonte atë fshat, dhe kështu me radhë derisa barrierat rrethuan 500 fshatra, dhe arritën një gjatësi prej 16.000 kilometrash. Ndërtimi i atyre mureve, kërkoi sipas ekspertëve mbi 150 milionë orë pune, por sot pjesa më e madhe e tyre është shkatërruar.

Bimët në të dyja anët e murit janë gjenetikisht të ndryshme

 Biologët e dinë se organizmat e gjallë, fillojnë të ndryshojnë momentin që ndahen. Kjo ndodh shpesh edhe kur ka një barrierë natyrore për shembull, një mal apo akullnajë. Por këtë ndryshim e provokojnë edhe pengesat artificiale si Muri i Madh Kinez. Sot, bimët në të dyja anët e murit janë gjenetikisht të ndryshme. Kjo është konfirmuar nga një ekip studiuesish i Universitetit të Pekinit.

Muri u ndërtua me oriz

Orizi u përdor për të ndërtuar pjesë të caktuara të murit nga dinastia Ming, e cila sundoi Kinën midis viteve 1368-1644. Llaçi prej orizi, ndërtohej duke e përzier orizin me gëlqeren e shuar. Ky lloj llaçi përdorej në vend të llaçit të zakonshëm, për të mbajtur bashkë tullat dhe materialet e tjera të ndërtimit në mur.

Llaçi i orizit ishte aq efektiv, saqë mban ende sot më këmbë pjesë të Murit Kinez. Barishtet e këqija nuk mund të rriten mes tullave, siç do të kishte ndodhur me materiale të tjera. Muret e ndërtuara me llaçin prej orizi, kanë përballuar disa ngjarje shkatërruese natyrore, si përmbytjet dhe tërmetet.

Muri nuk ndali dot pushtuesit

Kina ka qenë gjithmonë një objektiv tërheqës për fqinjët e saj. Ajo kishte më shumë para, ushqim dhe kushte jetese më të mira se të tjerët përreth. Ndaj sulmohej dhe pushtohej shpesh. Ajo nisi të ndërtonte Murin e Madh, për t’i penguar këta pushtues. Por muri rezultoi të ishte një dështim, pasi shumica e pushtuesve arrinin gjithmonë në fund të murit, dhe pastaj depërtonin në thellësi të Kinës. Kjo ishte mënyra se si mongolët e drejtuar nga Xhengiz Khan, pushtuan dhe e përmbysën nga froni perandorin kinez. Më vonë, dinastia Ming i mposhti mongolët dhe i dëboi ata nga vendi.

Turistët po e shkatërrojnë Murin e Madh

Muri i Madh, vizitohet çdo vit nga mbi 10 milionë turistë. Mjerisht, kjo është shndërruar në një problem, pasi këta vizitorë po e shkatërrojnë strukturën e murit. Turistët vizatojnë shpesh gjëra të ndryshme mbi mur. Ata e kanë dëmtuar shumë kur përdorin çekiçët, për të ngulur aty çadrat e tyre të gjumit.

Gjithashtu, ata depozitojnë tonelata me kanaçe bosh dhe ambalazhe ushqimore. Turistët e kanë dëmtuar murin aq shumë, saqë sot është e pamundur të gjesh një seksion të padëmtuar, edhe nëse ec për kilometra të tërë. Në vitin 2013, vetëm 550 kilometra të Murit, rezultonin të ishin në një gjendje disi të mirë. Qeveria kineze nuk ka mundësi ta mirëmbajë të gjithë murin, pasi ai është shumë i gjatë, plot 8.800 kilometra./ TIRANA TODAY

Tags: kineMuri KinezMurin e Madhndertuaoriz

TË LIDHURA

Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse
Bota

Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse

14:49 | 17/12/2025
“Oferta e planit të paqes skadon nëse…”, The Telegraph: SHBA-të i vendosin ultimatum Ukrainës
Bota

“Oferta e planit të paqes skadon nëse…”, The Telegraph: SHBA-të i vendosin ultimatum Ukrainës

13:53 | 17/12/2025
Trafikim organesh dhe mbetjesh njerëzore, ish-drejtori i morgut në Havard dënohet me kaq vite burg
Bota

Trafikim organesh dhe mbetjesh njerëzore, ish-drejtori i morgut në Havard dënohet me kaq vite burg

11:14 | 17/12/2025
Next Post
Çmendet moti! Ulje temperaturash dhe reshje shiu ditën e diel

Çmendet moti! Ulje temperaturash dhe reshje shiu ditën e diel

“Jetë e ndarë në dy gjysma”, Linda Rama rrëfen jetën e saj mes komunizmit dhe demokracisë

“Jetë e ndarë në dy gjysma”, Linda Rama rrëfen jetën e saj mes komunizmit dhe demokracisë

Qytetarët në Kamëz të prerë: Nëse Suli ulet në karrige, ne ngrihemi në protestë

Qytetarët në Kamëz të prerë: Nëse Suli ulet në karrige, ne ngrihemi në protestë







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse
Bota

Venezuela denoncon urdhrin e Trump: Bllokimi i anijeve është kërcënim luftënxitëse

by mirseda
14:49 | 17/12/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar një bllokadë totale të të gjitha cisternave të naftës të...

Dosja e SPAK për Ballukun, reagon Kuvendi: USBme materialin sekret është në kasafortën e protokollit

Dosja e SPAK për Ballukun, reagon Kuvendi: USBme materialin sekret është në kasafortën e protokollit

14:46 | 17/12/2025
Presidentja e Kosovës, Osmani: Vlerësojmë rolin e Trump në mbështetjen e paqes në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Osmani: Vlerësojmë rolin e Trump në mbështetjen e paqes në Ballkan

14:40 | 17/12/2025
“Duhet të jetë në mbledhje për buxhetin”, SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës

“Duhet të jetë në mbledhje për buxhetin”, SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës

14:36 | 17/12/2025
“Oferta e planit të paqes skadon nëse…”, The Telegraph: SHBA-të i vendosin ultimatum Ukrainës

“Oferta e planit të paqes skadon nëse…”, The Telegraph: SHBA-të i vendosin ultimatum Ukrainës

13:53 | 17/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com