E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Qytetarët në Kamëz të prerë: Nëse Suli ulet në karrige, ne ngrihemi në protestë

Nga Anxhela Ferra

Prej 12 vitesh Bashkia Kamzë drejtohet nga Xhelal Mziu, ndaj edhe lëshimi i karriges nuk pritet të ndodhë lehtë. Edhe pse në zgjedhjet e 30 qershorit fitoi socialisti Rakip Suli. Por, prej atëherë, kryebashkiaku aktual i Kamzës Mziu deklaron se nuk do të dalë nga zyra. Sipas tij, mbështetje ka edhe nga populli i Kamzës. Dhe kjo gjë u tregua ditën e zgjedhjeve, ku pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Sipas KQZ-së në Kamzë votuan vetëm 11.06 % e zgjedhësve.

Por, çfarë mendojnë qytetarët e Kamzës, gati 1 muaj pas zgjedhjeve? Ata thonë për Tirana Today se për ta vazhdon të mbetet kryebashkiak Xhelal Mziu dhe sipas tyre ai ka mbështetjen më të madhe të njerëzve.

“Xhelal Mziu është kryetari ynë, ai mund të rrijë edhe 20 vite. Ne përsëri atë do të mbështesim sepse ka punuar për Kamzën.”

“Nuk ka rëndësi sa vite rri një kryetar në drejtim. Ajo që duhet është sa e bën punën. Dhe Mziu ka bërë disa punë, por përsëri ka nevojë për përmirësime. Mirëpo, nuk çalon vetëm Kamza, kështu është e gjithë Shqipëria.”

“Unë Xhelal Mziun njoh si kryetar, por do ky tjetri të dalë tani. Por, të jetë për mua, unë asnjë nuk dua.”

Ndër të tjera, qytetarët thonë se nuk e pranojnë Rakip Sulin si kryetar të tyrin. Dhe se nëse arrihet që ai të marrë drejtimin, priten protesta.

“Atë Sulin nuk e njoh fare si kryetar bashkie. Ça vota fitoi ai, nuk ishin votime ato. Nëse ai ulet në Bashki, patjetër që do të ngrihemi si qytetarë. Sepse ai është i jashtëligjshëm.”

“Xhelal Mziu është kryetar, sepse Rakip Suli i mori pa asnjë meritë ato vota. Dhe ne si popull i Kamzës as nuk bëhet fjalë që ta mbështesim. Nuk erdhi me votë popullore, por me votë partiake.”

“Nuk e di se kush është kryetari i Bashkisë Kamëz. Sipas Kushtetutës tonë i bie që asnjëri nuk është kryetar. As Xhelali që e mban si post aktualisht dhe as ai që e mori me vota në 30 qershor.”

Kryebashkiaku aktual vazhdon të bëjë detyrat normale në drejtimin e Bashkisë. Të mërkurën Mziu ishte në inspektimin e rrugës “Gjallica” në Bathore. Ku është shprehur se do të vazhdojë të vijojë të kontribuojë për qytetin në vijim, duke nënkuptuar se nuk do ta lirojë zyrën./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...