Politikë

U morr si i pandehur, Ristani: Dashakeqësi idiote!


               Publikuar në : 16:08 - 08/11/19 M S

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka dhënë një deklaratë të fortë, pasi është marrë si i pandehur për akuzën e falsifikimit. Ai e ka cilësuar akuzën të pabazuar dhe dashakeqe. Ristani shton më tej, se në mënyrë joligjore dhe jologjike përmendet emri i tij këtë çështje, duke e cilësuar dashakeqësi.

“Kjo është një akuzë e pabazuar dhe dashakeqe. Akuzohem se në deklarimin që PD ka bërë në KQZ, nuk janë pasqyruar të dhëna të vërteta. Unë po them që nuk kam firmosur dhe as vulosur asnjë lloj dokumenti.

Në mënyrë të habitshme, joligjore, dhe jologjike përmendet emri im në këtë çështje. Eshtë një dashakeqësi idiote, paradoksale.

Shkuan deri aty sa thanë që është falsifikim i një mosveprimi. Një vepër të tillë nuk mund ta mendojë as një person që nuk është mirë nga gjendja mendore”.

Ky ishte qëndrimi i zyrtarit të PD-së në një intervistë të dhënë në “Fax News”, për marrjen e tij si të pandehur për çështjen e lobimit rus.

Ai i ka quajtur prokurorët që kanë ngritur akuzën e falsifikimit të dokumenteve, si jo të qendrueshëm mendërisht, dhe se çështjen do ta ndjekë deri në fund.

Ristani shtoi se do të ankohet te institucionet e Vettingut, për prokurorët që e kanë marrë si të pandehur. Ristani deklaroi se akuza për “pastrim parash” ka rënë.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT