E enjte, 28 Maj, 2020
15 C
Tirana

A po ndërton mure Evropa e pas vitit 1989

Më të lexuarat

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

Sërish numër i lartë i rasteve të reja, bilanci për 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas njoftimit, 13 prej rasteve të reja janë...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

“Më i madhi në rajon”/ Rama tregon projektin që do të ndërtojë kompania franceze

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kompania franceze “Voltalia as” është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Kreu i qeverisë e...

“Carnegie Europe”

Jan Bond, Drejtor i Politikës së Jashtme në Qendrën për Reformat Evropiane:

Evropa e pas vitit 1989 po ndërton mure, por jo të llojit të Luftës së Ftohtë. Atëherë, regjimet shtypëse komuniste e dinin që nëse u jepnin popullit të tyre një alternativë, shumica do të largohej menjëherë drejt Perëndimit. Prandaj, i mbanin të izoluar përmes mureve.

Shembja e këtyre mureve, shënoi një fitore të madhe historike për njerëzit në bllokut sovjetik, dhe për idenë e lirisë në përgjithësi. Njerëzit që imponuan rënien e tyre, u vlerësuan me të drejtë si heronj.

Muret (fizike ose metaforike) që po ndërtojnë sot evropianët, janë krijuar për t’i mbajtur njerëzit e tjerë larg nesh. Duke i penguar ata që të ndajnë paqen, prosperitetin dhe fatin tonë të mirë.

Në vend se t’i mirëpresim, ne kemi frikë prej tyre, dhe preferojmë t’i përjashtojmë. Muret e reja, nuk kanë më shumë kuptim se sa të vjetrit. Ndërkohë, Evropës i duhet një sistem i efektshëm i emigrimit, për të mbajtur jashtë kriminelët, terroristët dhe të tjerët që nuk kanë punë në BE. Por situata demografike e Evropës, është e tillë që ajo duhet të pranojë të gjithë ata që duan të vijnë tek ne për të punuar. Ne duhet të gëzohemi, që kaq shumë njerëz e shohin ende Evropën si një “Tokë të Premtuar”.

Martin Ehl, botues i gazetës çeke në gjuhën angleze “Hospodarke Noviny”:

Intuitivisht, përgjigjja do të ishte po. Kur shohim Hungarinë ose Britaninë, ekziston qartazi një prirje e fortë për të ndërtuar mure të reja brenda shoqërisë evropiane. Por në një reflektim të  dytë, përgjigjja do të ishte jo. Zhvillimi gjatë 3 dekadave të fundit, ka shkatërruar më shumë mure, sesa ka ndërtuar të tillë.

Njerëzit janë mësuar me një jetë pa mure fizike, dhe dalëngadalë po mësojnë se si të çmontojnë edhe muret mendore. Mjafton të shihni debatin gjermano-gjerman mbi Gjermaninë Lindore, që nuk po trajtohet siç duhet pas ribashkimit. Dhe mbi atë që mund të ndodhë, nëse nuk trajtohen muret mendore (dhe ekonomike) në të ardhmen e afërt.

Dhe kjo sfidë nuk prek vetëm gjermanët. Edhe çekët nuk po e shfrytëzojnë si duhet pozicionin e tyre për të qenë më të hapur. Letonezët kujdesen ende të ruajnë muret e tyre mendore, në marrëdhëniet që kanë me pakicën ruse në vend.

Romët në Sllovaki ose Hungari, jetojnë pas mureve. Pra, problem nuk janë dhe aq muret e reja, sesa mirëmbajtja e mureve të vjetër. Ka një tendencë e qartë të disave forca politike për të ndërtuar mure të reja, politike dhe mendore. Më duket se 3 dekadat e kaluara, kanë treguar qartë se ndërtimi i mureve të reja, është po aq i vështirë sa edhe çmontimi i mureve të vjetër.

Denis Mekshejn, ish-Ministër për Evropën i Britanisë së Madhe:

Është i trishtë fakti, që në 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, Evropa po bën hapa prapa, duke e braktisur demokracinë liberale dhe kufijtë e hapur. Ajo po dominohet nga fryma e Brexit dhe ajo e Donald Trumpit, Viktorit Orbanit apo Mateo Salvinit.

Gjithsesi, sot në Evropë ka më shumë lëvizje, sesa në çdo moment të mëherhëm në historinë evropiane. Më shumë njerëz burra, gra, jetojnë me lirinë për të jetuar, folur, shkruar dhe menduar. Edhe udhëheqësit më joliberalë të BE-së në Budapest apo Varshavë, nuk ëndërrojnë t’i mbyllin kufijtë e vendeve të tyre ndaj evropianëve të tjerë.

Ka vërtet një problem me trajtimin e fluksit të refugjatëve, që prodhuan ndërhyrjet ushtrake në Irak, Libi dhe Siri. Por këto janë duke u trajtuar, edhe pse me vështirësi. Por Europa nuk po mbyllet. Investimet, idetë, kultura dhe arsimi, i shpërfillin kufijtë kombëtarë.

Fatkeqësia që është Brexit, po tregon se njerëzit në Britaninë e Madhe, që deshën të ndërtojnë një “Mur të ri në Kanal”, janë penduar. Pjesa tjetër e Evropës ka mësuar nga Brexit, se ndërtimi i barrierave ndaj lirisë për të lëvizur kapitalin, mallrat, shërbimet, njerëzit dhe idetë, është një qorrsokak pa krye.

Ivan Vejvoda, bashkëpunëtor në Institutin për Shkencat Humane me seli në Vjenë:

Pas vitit 1989, nuk mbaroi as historia, dhe as rënia apo ngritja e mureve. Muret po ngriheshin në Jugosllavi, një vend evropian. U duk si një shmangie nga norma, në një kohë kur të gjithë po riktheheshin në Evropë dhe po hapeshin ndaj njëri-tjetrit. Rezultoi që kjo ishte një pararojë e dinamikës politike dhe sociale.

Në vitin 1999 në Republikën Çeke, asokohe vendi model i kalimit nga diktatura në demokraci, u ngrit një mur në qytetin e Usti nad Labem, për të ndarë qytetarët romë nga pjesa tjetër e qytetarëve. Dhe të mos harrojmë se një shtet anëtar i BE-së, Qipro, mbetet ende i ndarë edhe pas 45 vitesh.

Por ishte gardhi me tela me gjemba i ngritur nga Hungaria e Orban, në kufirin me Serbinë në verën e vitit 2015, ajo që mishëroi më së miri qasjen populiste ndaj të ”huajve”. Ishte kundërvënia e shtet-kombit, ndaj Evropës së kufijve të hapur. Por duhet pyetur nëse hendeku në rritje midis 1 përqind të më të pasurve të botës dhe pjesës tjetër, është në vetvete një mur socio-ekonomik i padukshëm, që po ndihmon në forcimin e mureve fizike dhe mendore.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Murrizi: Në shtator mund të kthehet ’97-ta

Deputeti Myslim Murrizi, paralajmëroi se në shtator dhe në tetor mund të ketë një '97 të dytë. Duke i paraprirë situatës së tensionuar politike,...

Reforma Zgjedhore, Murrizi zbulon çfarë do të ndodhë nesër

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, deklaroi se është marrë vendimi që nesër, 12 deputetë të opozitës do të deklarojnë votën...

Deputeti Alimadhi lëshon deklaratën e fortë: Në spital bëhet politikë

Deputeti Adriatik Alimadhi, tashmë e ka fituar betejën me koronavirusin. Në një lidhje me Skype në “Open”, ai foli për situatën e tij. Alimadhi...

Marrëveshje Rama-Basha-Kryemadhi? Hajdari paralajmëron për ndikimin e ndërkombëtarëve

Sistemi Zgjedhor ka qenë kryefjala gjatë ditës së sotme dhe jo vetëm. Kryemadhi dhe Vasili i shkuan në zyrë Bashës. E ndërsa ky i...

“Ça kujtoni ju mor legena?” Deputeti rrëmben tokën-shtet në bregdet

“Stop” ndalet në Sarandë, pasi qytetari Ardit Cikuli, komshi me deputetin e Ballit Kombëtar, Artur Roshi, denoncon se ky i fundit po tenton të...
WhatsApp KONTAKTO TT