Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U merrnin njerëzve shuma të mëdha eurosh për t’i çuar në Angli, kapet “koka e grupit”

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
U merrnin njerëzve shuma të mëdha eurosh për t’i çuar në Angli, kapet “koka e grupit”

Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit “DEPARTURE” , “për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara, kundrejt fitimit”.

Blutë bëjnë me dije se u kap ‘koka’ e këtij grupi dhe 3 persona të tjerë. Organizatori i grupit, siguronte karta italiane të falsifikuara dhe kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, siguronte kalimin për në vendet e BE-së, me destinacion final Anglinë. Kurse 3 shtetas të tjerë ndihmonin për falsifikim të dokumenteve, që i kishte marrë përsipër organizatori i grupit. Operacioni u krye nga seksioni për hetimin e trafiqeve të paligjshme në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas ka finalizuar me sukses operacionin “DEPARTURE”, duke parandaluar dhe goditur një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të ndryshëm për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara , kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin në vende të BE-së me destinacion final Anglinë.

Organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë kapur nga Policia Kufitare me dokumente italiane të falsifikuara dhe konkretisht karta identiteti dhe karta shëndeti, të cilat do t’i përdornin pasi të kalonin kufirin nga Shqipëria në drejtim të BE-së, për të hyrë më pas ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

NE PRANGA RANË:

I. B., 29 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Itali, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave’’ (organizator);

A.C.,19 vjeç, banues në Koplik, Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”, (këtij shtetasi iu gjetën në çantë kartat e identitetit italiane dhe kartat e shëndetit italiane të falsifikuara);

F. L., 25 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”;

K. A., 30 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”.

U SEKUESTRUAN

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 karta identiteti italiane dhe 5 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara, 4 aparate celulare, 3 pasaporta shqiptare, 1 pasaportë italiane, 1 leje drejtimi italiane, 4 Boarding Pass me destinacion Tiranë – Lubjanë, 4 Boarding Pass me destinacion Lubjanë – Paris.

Operacioni vijon në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet e para procedurale iu përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”.

Tags: anglieuronjerëzshuma

TË LIDHURA

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve
Politikë

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Zjarri në fermën në Çërravë, Xhakolli premton dëmshpërblim për humbjen e 170 bagëtive
Politikë

Zjarri në fermën në Çërravë, Xhakolli premton dëmshpërblim për humbjen e 170 bagëtive

17:38 | 10/10/2025
Next Post
Udhëzimi i MASR: Kategoritë që mund të aplikojnë në programet master të studimit

Udhëzimi i MASR: Kategoritë që mund të aplikojnë në programet master të studimit

Kthesë e papritur/ Kim Jong-un i “përulet” Trump

Kthesë e papritur/ Kim Jong-un i “përulet” Trump

I doli emri në skandalin e zhvatjes miliona euroshe/ Reagon kryeministri maqedonas

I doli emri në skandalin e zhvatjes miliona euroshe/ Reagon kryeministri maqedonas







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve
Politikë

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

by mirseda
18:52 | 10/10/2025
0

Komisioni i Ligjeve dëgjoi të premten argumentet e shoqatave që përfaqësojnë interesat e pushtetit vendor dhe vetë...

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

18:13 | 10/10/2025
Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia

Siguri e lartë në Leskovc, stadiumi i Kombëtares rrethohet nga policia

18:11 | 10/10/2025
NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

17:43 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com