E martë, 21 Shtator, 2021
19.9 C
Tirana

I doli emri në skandalin e zhvatjes miliona euroshe/ Reagon kryeministri maqedonas

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mohon të jetë përfshirë në skandalin e njohur si “reketi” ku dyshohet të jetë përfshirë edhe prokurorja speciale, Katica Janeva. Dy bashkëpunëtorë të Janevës i kanë afaristit, Orce Kamçev 1.5 milion euro që ta shpëtojnë nga paraburgimi lidhur me një aferë tjetër korruptive me godinën e VMRO-së opozitare.

Lidhur me këtë skandal, një gazetë italiane, “La Verita”, ka publikuar video incizime në të cilat shihen protagonistët e skandalit duke marrë paratë e premtuar ndërsa në një prej tyre dëgjohet një bashkëpunëtor i Janevës se si i premton se për këtë çështje ka biseduar dhe do të bisedojë edhe me kryeministrin, Zoran Zaev që të mos ketë probleme lidhur me këtë aferë. “Në mënyrë kategorike i hedh poshtë këto gënjeshtra apo çfarëdo qoftë lidhje, bashkëpunim ose komunikim me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin ‘Zhvatja.

Pres që hetimet për këtë çështje të përfundojnë sa më shpejtë dhe fajtorët të dalin para ligjit. Përgjegjësit apo trilluesit dhe ata që bëjnë gjithçka për të shpëtuar, nuk mund të hiqen si viktima. Ato që thuhen në audio-përgjim janë gënjeshtra dhe marrëzi të qëllimshme për të përforcuar pozicionin dhe fuqinë para bashkëfolësit ”, ka shkruar Zaev në llogarinë e tij në Facebook..

Në audio-përgjimin që është publikuar këtë të shtunë, dëgjohet se si Bajon Jovanovski i njohur si Boki 13 e që është edhe pronar joformal i një televizioni, afaristi Orce Kamçev dhe prokurorja speciale Katica Janeva, janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. JOvanovski flet për miqësinë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe fotot që ai ka bërë me të në studiot televizive.

Partia opozitare, VMRO DPMNE edhe njëherë ka dalë me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe arrestimin e kryeministrit, Zoran Zaev dhe të prokurores, Katica Janeva. Opozita akuzon edhe prokurorinë publike se qëllimisht po zvarrit hetimin për këtë skandal.

“Në një situatë të tillë, mbetet dyshimi se i gjithë procesi hetimor nga prokuroria është një farsë e madhe që synon mbrojtjen e zyrtarëve të lartë që janë pjesë e krimit. Duke lënë aq shumë hapësirë për shkatërrimin e provave, nuk është hetim, por shkatërrim i tij”, thuhet në reagimin e opozitës maqedonase. /REL

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...