Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

‘U korruptua qëllimi i ligjit’: ONM kundër KPK për shkarkimin e Genci Qanës

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
‘U korruptua qëllimi i ligjit’: ONM kundër KPK për shkarkimin e Genci Qanës

Prokurori i Tiranës, Genci Qana u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 31 mars 2021, pas një seance dëgjimore në të cilën prokurori u shpreh me superlativa për procesin e vetingut me besimin se do të konfirmohej.

Vendimi është zbardhur më 15 korrik, 44 ditë pune në shkelje të afatit ligjor prej 30 ditësh që Komisioni ka për zbardhjen e vendimeve.

Vendimi i shkarkimit të Qanës është kritikuar përmes njërit nga mendimet e pakëta kundër të këtij lloji nga vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili i konsideron argumentet e KPK-së si “plotësisht të paarsyeshme” dhe se “korruptonin qëllimin e ligjit”.

Trupa që shkarkoi Qanën e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, kryesuese, Xhensila Pine, relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, arsyeton unanimisht se shkarkimi bazohej mbi deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, mungesë burimesh financiare dhe mosdeklarimin e një lapsusi të gjendjes civile në vitet ‘96-‘97 që ndryshoi “n-në” me një “m” për 8 muaj në mbiemrin e prokurorit. KPK në vendim shprehet se Qana kishte shkelur pikën 3 të nenit 61 të ligjit për rivlerësimin; përkatësisht deklarim i pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe atë të figurës.

Por vëzhguesi i ONM-së, Steven Kessler arsyeton se “nuk kishte asnjë bazë” për të aplikuar këtë parashikim ligjor.

Ky është opinioni i dytë kundër një shkarkimin prej ONM-së, pas atij që Ferdinando Buatier de Mongeot dha kundër vendimit të Kolegjit të Posaçëm për shkarkimin e ish-prokurores Antoneta Sevdari. Ndërkohë që prej fillimit të procesit të vetingut, ONM që ka bërë 19 rekomandime për shkarkim apo rihetim për subjekte të konfirmuara në Komision.

Lapsusi në mbiemër

 Sipas vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një nga arsyet e shkarkimit të prokurorit Genci Qana ishte mosdeklarimi në formularin e kriterit të figurës ndryshimin për tetë muaj të mbiemrit të tij nga Qana në Qama.

Informacioni mbërriti në KPK përmes një denoncimi dhe u konsiderua lapsus i gjendjes civile, i cili u korrigjua brenda një kohe të shkurtër prej tyre.

Por pavarësisht se Qana këmbënguli se nuk kishte pasur dijeni për lapsusin dhe se ky i fundit rezultoi të mos ishte përdorur as për blerje pasurie dhe as për ndonjë qëllim tjetër, Komisioni këmbënguli se mosdeklarimi në formular ishte shkarkues.

KPK arsyeton se  “argumenti i përdorur nga subjekti i rivlerësimit mbi padijeninë e tij, nuk mund të pranohet pasi sfidon logjikën dhe justifikimi i parashtruar prej subjektit mbi padijeninë e tij është i papërfillshëm”.

Komisioni arsyeton se përtej rëndësisë së faktin, ndryshimi i gërmës së mbiemrit duhej të ishte deklaruar dhe se mosdeklarimi ndëshkohej automatikisht me shkarkim.

“Subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të figurës”, thuhet në vendim.

Por vëzhguesi ndërkombëtar, Steven Kessler argumenton se në këtë arsyetim mungon qartësisht propocionaliteti. Ai thotë se ndryshimi i gërmës apo shtimi i bishtit të “n-së” ishte një gabim krejt i parëndësishëm i një zyrtari dhe se Qana nuk mund të mbahej në asnjë mënyrë përgjegjës për këtë.

“Për këtë vëzhgues ndërkombëtar është hutuese që ky gabim shkrimi dore apo makine shkrimi i ngarkohet subjektit dhe që dekada më vonë, përdoret për shkarkimin e tij nga puna”, thuhet në arsyetim.

Kessler thotë se askush nuk duhet të shkarkohet nga për kësi “faktesh jashtëzakonisht të parëndësishme”.

“T’i veshësh këto fakte me lugë këpucësh në nenin 61 (3) dhe t’i kategorizosh si deklarim i pamjaftueshëm, është korruptim qoftë i kuptimit, qoftë i qëllimit legjitim të  kërkesës për deklarim të plotë,” shprehet ai në mendimin e tij kundër.

Kessler thotë se këto fakte “ulërisnin” për përdorim të propocionalitetit dhe se nuk kishte arsye që subjekti të gënjente KPK për gabimin e një zyrtari vite më herët.

Argumentet në kriterin e pasurisë

Shkarkimi i Qanës është sipas Komisionit i bazuar edhe në mungesën e të ardhurave në shumën 1.1 milionë lekë për blerjen e një apartamenti në vitin 2001. Kjo mungesë vjen kryesisht prej moskonsiderimit si të ligjshme të 945 mijë lekëve të fituara nga bashkëshortja e prokurorit nga puna e saj në dy organizata jo-fitimprurëse.

Trupa e KPK arsyeton se dokumentet që Qana vuri në dispozicion për të provuar se e shoqja ishte paguar dhe se për këto paga ishin paguar detyrimet ishin kontradiktore me njëri-tjetrin. Sipas KPK-së, këto të ardhura nuk ishin deklaruar në deklaratën “veting” dhe se për to nuk provohej pagesa e tatimeve.

“Rezultuan mospërputhje lidhur me të dhënat e pasqyruara në dokumentacionin e paraqitur nga subjekti në cilësinë e provës pas dërgimit të rezultateve të hetimit, me dokumentacionin e administruar gjatë hetimit”, thuhet në arsyetim.  Komisioni po ashtu arsyeton se Qana e kishte blerë apartamentin në vitin 2001 me çmim 50 për qind më të lirë se sa çmimet e tregut të kohës.

Por vëzhguesi i ONM-së rendit në qëndrimin e tij 17 dokumente që provonin punën dhe pagesat e bashkëshortes së subjektit në dy organizata dhe punën e saj në stehën për gratë e dhunuara. Në arsyetim, vëzhguesi thotë se ndryshe nga rastet e tjera, kur subjektet nuk dokumentojnë se si i kanë fituar të ardhurat, Qana provoi angazhimin e bashkëshortes dhe po ashtu solli dokumente edhe se për pagat ishin shlyer të paktën pjesërisht  detyrimet.

“Me respekt parashtroj se është një korruptim i qëllimit të ligjit të shkarkosh subjektin nga puna, sepse e fejuara e tij punoi në organizatën…. gjatë një kohe të keqe në historinë e Shqipërisë, dhe që tani, në këtë kohë, nuk mund të gjendet dokumentacioni që do të provonte që taksat ishin paguar plotësisht për ato të ardhura të merituara,” thuhet në opinion.

Kessler shprehet se bazuar në dokumentacion nuk kishte asnjë dyshim për punën që kishte bërë bashkëshortja e subjektit dhe për faktin se ajo ishte paguar për këtë punë. Ai thotë se ndër dokumentet përfshiheshin edhe raporte të punës së saj me gra të dhunuara apo ndër të tjera edhe blerje të ushqimeve për qendrën. Ai thotë se i vetmi problem në këtë rast ishte se nuk kishte dokumente që të provonin pagesën e taksave për çdo qindarkë.

Njëlloj treshja që hetoi rastet përplaset me vëzhguesin edhe mbi dyshimet e ngritura mbi një hua 5 mijë euro dhe një shumë kursimesh 730 mijë lekë të përdorura në blerjen e një makine. Qana pretendoi se makina e blerë për 14,900 euro ishte paguar nga kursimet, një dhuratë nga vjehrri dhe një hua 5 mijë euro e deklaruara që në vitin e blerjes.

Por pas pyetësorëve të KPK-së, ai pranoi se kishte marrë edhe një hua tjetër 5 mijë euro nga një i afërm, të cilën e kishte shlyer brenda pak ditësh me kursimet e tërhequra nga banka. Qana pretendoi se këto para i kishte marrë në përdorim për shkak të urgjencës së pagesës dhe i kishte shlyer me të tërhequr paratë nga banka.

KPK arrin në përfundimin se Qana rezultonte me minus 1.7 milionë në transaksionin për blerjen e makinës. KPK nuk ka konsideruar si burim të ligjshëm në blerjen e makinës huanë 5 mijë euro dhe po ashtu as kursimet prej 730 mijë lekësh të shpenzuara disa ditë pas blerjes.

“Komisioni vlerëson se e ka të pamundur të dallojë se cili deklarim është i vërtetë dhe cili ka qenë shkaku i vërtetë që e ka detyruar subjektin e rivlerësimit për të mos respektuar kërkesat urdhëruese të ligjit për të deklaruar saktësisht dhe plotësisht burimin”, thuhet në vendim.

Kessler e quan këtë arsyetim të pabazuar dhe jo propocional. Sipas vëzhguesit, edhe nëse faktet shiheshin në dritë më pak të favorshme për subjektin, maksimumi ndaj tij do të ngriheshin dyshime se ai kishte dështuar të ishte plotësisht transparent në mënyrën e financimit të blerjes së makinës për 14900 euro.

“Tani, mund të spekulohet që ndoshta huatë nga Z.D apo E.V. ishin dhënë për qëllime jo të përshtatshme. Ose mund të spekulohet që këto hua nuk u dhanë asnjëherë dhe që subjekti i mori paratë prej ndikimit të paligjshëm. Por nuk ka asnjë bazë për këto spekulime dhe subjektit nuk mund t’i kërkohet të provojë të kundërtën e çdo spekulimi,” shkruan vëzhguesi, i cili e konsideron mosmarrjen parasysh të huasë së përkohshme dhe konsiderimin prej KPK se kursimet nuk ishin shpenzuar për makinën si jo-propocionale.

Në fund të mendimit të tij, Kessler shprehet se të para në tërësi, rrethanat e çështjes nuk çonin në asnjë rast drejt shkarkimit të subjektit të rivlerësimit./BIRN

Tags: genci qanaKPKkunderONMshkarkimi

TË LIDHURA

Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat
Aktualitet

Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat

09:03 | 05/07/2025
Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep ultimatum: Të shuhen brenda natës të gjitha vatrat e mbetura
Aktualitet

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep ultimatum: Të shuhen brenda natës të gjitha vatrat e mbetura

08:59 | 05/07/2025
Gara për kreun e BKH në fazën e tretë: 7 kandidatë në test fizik më 11 korrik
Aktualitet

Gara për kreun e BKH në fazën e tretë: 7 kandidatë në test fizik më 11 korrik

08:39 | 05/07/2025
Next Post
Itali/ Arkeologët bëjnë zbulimin e rrallë në ”kufijtë” e Romës antike

Itali/ Arkeologët bëjnë zbulimin e rrallë në ''kufijtë'' e Romës antike

Një doracak për të kuptuar ato që thotë e bën Ilir Meta

Rithemelimi i PD dhe kultura e festimit të humbjeve si fitore

Siria e goditur nga lufta,  Bashar al-Assad betohet për mandatin e 4-ët

Siria e goditur nga lufta, Bashar al-Assad betohet për mandatin e 4-ët

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat
Aktualitet

Sarandë/ I riu italian me thikë me vete në mes të shëtitores, shoqërohet në komisariat

by mirseda
09:03 | 05/07/2025
0

Një shtetas i huaj është shoqëruar në komisariat nga policia e Sarandës, pasi lëvizte me një thikë...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep ultimatum: Të shuhen brenda natës të gjitha vatrat e mbetura

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep ultimatum: Të shuhen brenda natës të gjitha vatrat e mbetura

08:59 | 05/07/2025
Gara për kreun e BKH në fazën e tretë: 7 kandidatë në test fizik më 11 korrik

Gara për kreun e BKH në fazën e tretë: 7 kandidatë në test fizik më 11 korrik

08:39 | 05/07/2025
Horoskopi i së shtunës: Konflikte të vogla dhe dyzime në dashuri

Horoskopi i së shtunës: Konflikte të vogla dhe dyzime në dashuri

08:32 | 05/07/2025
Gjermania në bisedime për të blerë raketa Patriot për Ukrainën pas pauzës së SHBA-së

Gjermania në bisedime për të blerë raketa Patriot për Ukrainën pas pauzës së SHBA-së

08:22 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com