Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“U kërkua vdekja ime politike” (Video Arkiv)

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Zhvillimet 6-mujore në lidhje me komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës mund të jetë quajtur “beteja” më e madhe mes pozitës dhe opozitës gjatë vitit 2003.

Pas mbylljes së hetimeve, kryebashkiaku i Tiranës në atë kohë Edi Rama, ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan më datë 19 Qershor të vitit 2003.

Gjatë intervistës me gazetarin Blendi Fevziu, Edi Rama tha se nuk ishte kundër kontrollit, por kundër marrjes peng të institucioneve nga politika. Komisioni sipas tij u ngrit për të dëmtuar atë si kryetar bashkie nëpërmjet ngritjes së një strukture që fabrikoi dokumente dhe falsifikoi në shifra.

“Ka pasur situata të tensionuara, por natyrisht jo për shkak të një zgjidhjeje që unë kam bërë, por për shkak të një pozicioni ku jam vendosur si pasojë e një lufte politike krejtësisht pa princip. Çështja e kushtetueshmërisë dhe anti-kushtetueshmërisë është një çështje që në rastin më të mirë do të duhej t’i takonte ekspertëve dhe që për fat të keq i takoi politikanëve dhe gazetarëve. Ajo që unë them është se vërtetë Kushtetuta i njeh të drejtën 35 deputetëve për të ngritur një komision, por kushtetutat në kohën e sotme bëhen për njerëz të përgjegjshëm sepse do të ishte absurde sikur të thoshim se 35 deputetë kanë të drejtë për të verifikuar virgjërinë e një shitëseje zarzavatesh që i jep pjeshkë të freskëta liderit të opozitës apo mazhorancës.

Vërtetë mund të ngremë komision, por duhet të shohim qartë dhe prerë dallimin mes hetimit dhe kontrollit. Ajo që mund të interpretohet si ndrojtje apo ngurrim është krejt e pabazë qoftë edhe për faktin se kur po diskutohej për ngritjen e kësaj strukture, në Bashkinë Tiranë ndodheshin 14 kontrollorë të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ata kanë një tagër shumë më të besueshëm në aspektin e këtij kontrolli që pretendonte të bënte Parlamenti. Një pjesë e mirë e pretendimeve të ngritura nga përfaqësuesit e opozitës ishin dokumente të marra nga këta kontrollorë dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë. Akt-verifikimet e lëna nga Kontrolli i Shtetit në Bashkinë e Tiranës ishin të fotokopjuara dhe të përdorura nga opozita. Këtu kemi të bëjmë me një strukturë, e cila ishte krejtësisht e panevojshme. Nga ana tjetër ajo së cilës unë i druhesha dhe që i druhem gjithmonë është se përsëritja e skenarëve të së kaluarës ku politika përdor instrumentet e veta për të bërë gjyqe politike siç ishte edhe ky komision.

Ishin fatkeqe analizat që u bënë në mbështetje të ngritjes së komisionit si e drejtë e opozitës. Unë nuk jam kundër kontrollit, por jam kundër marrjes peng të institucioneve apo individëve nga politika. Ky komision u ngrit për të dëmtuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës. U kërkua në fakt vdekja ime politike nëpërmjet ngritjes së një strukture të tërë që fabrikoi dokumente dhe falsifikoi në shifra”, tha Edi Rama.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012

Tags: betejaopozitarama

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

8 vite që dhunohet nga burri, Viola: Më ka rrahur me kabull korrenti, dua drejtësi! (Video)

Përmbaruesi ekzekuton gabim vendimin e Gjykatës. I kërkon qytetarit të mos e bëjë problem tek Fiksi

"Rilindja është në ditë të hallit"/ Patozi tregon se kur shtyhen zgjedhjet e 30 qershorit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com