Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

”U ekzekutua me një plumb në kokë”/ Del ekspertiza për Rudolf Elezoviç

5 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha

Ekspertiza mjeko-ligjore në Mal të Zi, ka bërë me dije se ish-shefit të anti-drogës në Ulqin, Rudolf Elezoviç, është ekzekutuar 10 ditë më parë, me një plumb në kokë.

Sipas hetuesve, të cilët po merren me zbardhjen e kësaj çështjeje, autorët e kanë ekzekutuar Elezoviçin në një vend tjetër, dhe e kanë transportuar trupin pranë lumit Buna për të mos lënë gjurmë, shkruan Vijesti.

Arma e krimit nuk është gjetur ende, teksa pranë trupit të viktimës nuk kishte asnjë provë që mund të ndihmonte grupin hetimor.

Fillimisht, u dyshua se Elezoviç mund të ishte vetëvrarë, por pas ekspertizës së thelluar, u arrit në konkluzionin se është ekzekutuar.

Elezoviç rezultonte i zhdukur që prej 27 majit. Për herë të fundit ai ka folur me bashkëshorten, të cilës i tha se ishte nisur për në Shqipëri për arsye pune. Sinjalin e fundit, telefoni i tij e dha në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, mes fshatrave Pentar dhe Reç.

Më parë, ai ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në Departamentin e Sigurisë së Ulqinit, dhe më vonë ai mbajti poste të përgjegjshme në Sektorin e Policisë Kufitare.

Ndërkohë, më herët është raportuar se zhdukja e Elezoviç, kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.

Tags: 110 ditelumi Bunarudolf elevozicvrasje

TË LIDHURA

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026
Aktualitet

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Aktualitet

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026
Next Post

Mediat britanike: Ja shqiptari që na përmbyti me kokainë

''Ai provokoi dhe unë iu përgjigja''/ Brnabiç flet për debatin me Kurtin

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 11 raste të reja në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

by mirseda
21:16 | 06/06/2026
0

Protestave masive brenda dhe jashtë vendit i janë bashkuar për të disatën ditë radhazi edhe qytetarët e...

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com