E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19, nga 2.648 testime të kryera.

Ndërkohë, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi gjatë kësaj periudhe kohore. Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 24 pacientë, teksa raste aktive mbeten 189.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 raste në Elbasan, 1 rast në Malësi e Madhe, Bulqizë dhe Kolonjë.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,785 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar në spitale – Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (10 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 11

Të shëruar në 24 orë 24

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2,648

Testime totale 748,916

Raste pozitive 132,426

Raste të shëruara 129,785

Raste Aktive 189

Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57

Tiranë 50

Berat 28

Elbasan 14

Lezhë 12

Korçë 10

Durrës 4

Fier 4

Gjirokastër 3

Dibër 3

Kukës 2

Vlorë 2

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...