E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

”Ai provokoi dhe unë iu përgjigja”/ Brnabiç flet për debatin me Kurtin

Kryeminsitrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka reaguar pas debatit që pati me homologun kosovar Albin Kurti, gjatë samitit të Liderëve të Ballkanit, që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë.

Brnabiç u shpreh se po fliste për mënyrën e bashkëpunimit rajonal, por se ishte Kurti ai që e provokoi duke folur për çështje politike.

E pyetur nëse pati mundësi që të fliste me Kurtin, Brnabiç tha se Kosova dhe Serbia nuk janë të barabartë, pasi e konsideroi shtet jo sovran.

Ana Brnabiç: ”Unë mendoj se kishte provokime dhe idetë e tij rreth asaj se si duhet të duket bashkëpunimi rajonal, por unë mendoj se ai mori një përgjigje adekuate dhe situatën faktike. Ai foli për mënyrën se si nuk është më e mundur të bashkëpunosh kështu por në një format tjetër në të cilin Kosova dhe Serbia janë partnerë të barabartë. Serbia është shtet sovran, Kosova jo, dhe është më mirë të lihen gjëra të tilla për dialog.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...