pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıholiganbet1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgrandpashabet giriş1winbetsalvador girişgrandpashabetcasinoroyal girişbetsalvadormercurecasino girişcasinoroyalnesinecasino girişmercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişvdcasinonesinecasinoganobetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusucasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibomJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Mediat britanike: Ja shqiptari që na përmbyti me kokainë

5 vjet ago
in Kryesore

Një shqiptar i dyshuar bos krimi, i ndaluar nga Britania e Madhe për “përfshirjen e tij në përmbytjen e vendit me kokainë dhe kanabis” tani ka një emër pasi Sunday Express sfidoi përpjekjet e tij për të mbajtur të fshehtë identitetin.-shkruan britanikja Expres.co.uk

Cili është shqiptari që media britanike “expres.co.uk” i kushtoi vëmendje të posaçme?

Ai është  shqiptari nga Hasi, Fatjon Dauti. Emri i tij lidhet në Shqipëri  me Preng Gjinin, i cili ra pre e një atentati më 15 shtator të vitit të shkuar pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. I riu, 36 vjeç, banues në Has dhe në Britaninë e Madhe ishte kushëriri i Gjinit, i cili u rrëfye para grupit hetimor për atentatin e rëndë me tritol, pasi makina që shpërtheu rezultoi të ishte e regjistruar në emrin e tij. Në shtator, vetëm pak ditë pas atentatit, u raportua se familja Reçi në Rrëshen, rivale me atë Gjini, kishte planifikuar goditjen e dy kushërinjve, Fatjon Dautaj dhe Preng Gjini. Kjo pasi familja Reçi, ishte e bindur se Dautaj dhe Gjini janë organizatorët e vrasjes me snajper të Kastriot Reçit në Rrëshen.

Kjo bindje e anëtarëve të familjes Reçi, u përforcua akoma dhe më tepër kur menjëherë pas vrasjes së Reçit, dy kushërinjtë, u shoqëruan nga policia. Për këtë vrasje dy kushërinjtë kanë pohuar se ditën e ngjarjes ndodheshin në Tiranë dhe herë pas here janë takuar në kryeqytet, ku kanë konsumuar kafe. Siç tregon në dëshminë e tij Fatjon Dautaj, ai dhe djali i hallës, janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje dhe kanë vazhduar jetën të qetë.

Por më 15 shtator, Fatjon Dautaj, ka dëshmuar para oficerëve të Policisë. Ai ka thënë se nuk di të kenë hasmëri apo konflikte me asnjë person dhe madje theksonte se nuk e ka idenë se kush mund të ketë organizuar antentatin ndaj kushëririt të tij. Ai ka treguar se Preng Gjini, ditën e ngjarjes ka komunikuar shpesh me të “whatsapp”, duke përdorur një numër anglez dhe se pas atenatit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mirëpo Dautaj siç duket ka pasur mjaft probleme me drejtësinë britanike. Sot ai ka pushtuar të gjitha mediat britanike të cilat e kanë fajësuar për ‘përmbytjen’ e vendit nga kokaina dhe hashashi. Në Tiranë ai ra pre e një atentati të ndodhur në Piano Bar-in në pronësi të tij në rrugën e Elbasanit, më 15 Shtator të 2013-s. Ndaj tij u qëlluan 7 plumba dhe Dauti mbeti i plagosur në këmbë. Lajmi u pasqyrua gjerësisht në mediat shqiptare dhe në to thuhej se pas këtij atentatit dyshohej se fshiheshin konfliktet për aktivitetet kriminale në Londër, ose për hakmarrje.

Kjo pasi  Dauti ishte përfshirë në një sulm jashtë një klubi nate ndaj një bullgari, orët e para të 21 Tetorit 2012, kur roja u godit me thikë afër zemrës, por arriti të mbijetonte. Në videot e sigurisë shfaqej pikërisht Dauti, duke u përleshur me personin në fjalë dhe menjëherë pas ngjarjes, 36-vjeçari u kthye në Shqipëri, ku dhe iu bë atentati në lokalin e tij që e kishte deklaruar të blerë prej 350 mijë eurosh.

Në Mars të 2013-s, çështja u pushua për mungesë provash. Vetë Dauti tha se kishte qenë prezent në vendngjarje, por nuk kishte pasur lidhje me plagosjen.

Fation Dautaj, 36 vjeç, humbi apelin në Komisionin e Apelit të Emigracionit të Posaçëm (SIAC) pasi karta e tij e qëndrimit u revokua nga Ministria e Brendshme. Kjo erdhi pas deklaratave në Ministrinë e Brendshme dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA) duke mohuar se ai ishte i aftë për “dhunë ekstreme” dhe se qenkësh “një anëtar me ndikim” i një rrjeti shqiptar të krimit me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit , kontrabandimin e njerëzve dhe pastrimin e parave.

Mediat britanike shkruanin sot se ishte në interesin e publikut për të mësuar identitetin e tij, për shkak të akuzave për lidhje me trafikun e qenieve njerëzore, që mund t’i japë atij mundësinë që të rifutet ilegalisht në vend dhe duke qenë se emri i tij ishte i njohur në Shqipëri që prej 2013-s kur u plagos në atentat. /Tirana Today

Tags: express.co.ukfation dautajmedia britanike

TË LIDHURA

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

22:48 | 13/06/2026
Aktualitet

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026
Aktualitet

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026
Next Post

''Ai provokoi dhe unë iu përgjigja''/ Brnabiç flet për debatin me Kurtin

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 11 raste të reja në 24 orët e fundit

Gripi i shpendëve/ Eksperti tregon cilat janë kategoritë e rrezikuara







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com