E premte, 22 Janar, 2021
12 C
Tirana

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar.

Ditën e sotme, është zbardhur identiteti i viktimës dhe bëhet fjalë për Ardit Spahiun nga Elbasani, i cili u ekzekutua me 8 plumba.

Spahiu ka qenë i arrestuar më parë për vrasjen e 52-vjeçarit, Gëzim Alikaj në Elbasan në vitin 2010, ndaj edhe policia belge dyshon se vrasja e 38 vjeçarit mund të jetë bërë për motive hasmërie.

Dyshohet se Spahiu qëndronte ilegalisht në Belgjikë. Në vendin e ngjarjes, prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.

Policia dhe ekspertët po mbledhin provat në vendin e ngjarjes, me qëllim kapjen e autorit të krimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rritet numri i viktimave dhe të infekuarve nga koronavirusi në vend

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 7 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Sikleti me mësuesin e gjimnazit, ministren për Europën e ca të tjerë

Nga: Genc Pollo “Fremdschämen” është një fjalë gjermanisht e cila, me sa kam parë, nuk ka ekuivalent njëfjalësh në gjuhët europiane përfshi edhe shqipen. Kur...

Koronavirusi, Kapshtica mbetet e mbyllur deri më 8 shkurt

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë...

“Hakmarrja është e pashmangshme”/ Lideri i Iranit kërcënon Donald Trump-in

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-presidentin e...

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 289 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar të premten se janë regjistruar edhe 14 viktima nga koronavirusi. “Rastet e vdekjes janë nga...