Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa u ka uruar festën e 28 nëntorit, të gjithë bashkëkombësve të saj.
Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet duke pozuar me flamurin kombëtar në shpinë.
Këtë foto, Dua e ka realizuar gjatë vitit 2019 në Kosovë, gjatë festivalit ‘Sunny Hill’.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e flamurit, teksa është shprehur krenare që është shqiptare.
“28 nëntori! Dita e flamurit, krenare të jem shqiptare, urime dita e pavarësisë”, ka shkruar Lipa.
View this post on Instagram