Ditën e djeshme një 50-vjeçare nga Lushnja u soll me emergjencë në QSUT, pasi dyshohej se ajo ishte infektuar nga koronavirusi.
Ajo u mbyll dje në spitalin e Infektivit në QSUT, pasi shfaqte simptoma të njëjta me ato të virusit vdekjeprurës.
50-vjeçarja iu nënshtrua dje analizave dhe siç raporton BalkanWeb ajo rezulton se nuk është infektuar nga koronavirusi.
Ajo çfarë shtoi edhe më shumë dyshimet se mund të ishte prekur nga koronavirusi, ishte fakti se 50-vjeçarja ishte kthyer 3 ditë më parë nga Padova e Italisë.