Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

U arrestua në Shkodër/Kush është Ilir Rustemi, të gjitha krimet që fshihen pas tij

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
U arrestua në Shkodër/Kush është Ilir Rustemi, të gjitha krimet që fshihen pas tij

Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim gjatë një aksioni policor të RENEA dhe FNSH-së në Shkodër. Aksioni nisi rreth orës 02:30 të mëngjesit dhe janë kontrolluar rreth 20 banesa e lokale. Të arrestuarit janë Ilir Rustemi (Bajri) 42 vjeç, Emrah Plaku 22 vjeç, Astmer Bilali 29 vjeç dhe Erogen Brajoviç 36 vjeç. Por personat e vënë në pranga nuk janë emra të panjohur për policinë.

Viti 2006: Ilir Rustemi, nuk është i panjohur për policinë. Në vitin 2006 sipas policisë ka qenë i dënuar me 15-vite burg për ‘vrasje’.  Me datë  4 gushtit të vitit 2006, sipas policisë ai vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve.

Veç Ilirit, policia në atë kohë pati vënë në pranga edhe vëllain e tij, Safet Rrustemi, 29 vjeç, banues në Shkodër. Ndaj tij qe dhënë masa e sigurisë  “Arrest në shtëpi”, për “Armëmbajtje pa leje”.

Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që ishin pronarë të një lokali në Velipojë. Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët.
Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë

Viti 2013: Në vitin 2013 ai ishte arratisur nga burgu, dhe me 27 Shkurt të këtij viti, ai ishte vënë në pranga pasi ishte arratisur nga burgu i Shën Kollit. Ilir Rrustemi (Bajri) u arrestua në atë kohë nga blutë e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “Arratisja”. “Shërbimet e Policisë së Qarkut Shkodër, të mbështetura nga 2 grupe të Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, përfunduan me sukses operacionin e koduar “Arratisja”, ku u arrit të vihej në pranga shtetasi i shpallur në kërkim nga DPQ Shkodër, Ilir Januz Rustemi, 37-vjeç, i dënuar në vitin 2006 me 15-vjet burg për veprën penale të “Vrasjes”, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale të “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” neni 323 i Kushtetutës. Në momentin e arrestimit në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë e tipit Bereta e kalibrit 9 mm që e mbante pa leje. Nga ana jonë po punohet intensivisht për dokumentimin e ngjarjeve të tjera të rënda, ku dyshohet se mund të jetë i implikuar ky shtetas, të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Shkodër për veprën penale të “Armëmbajtje pa leje” parashikuar neni 278/2 i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e policisë.

Gusht 2016: Por, të tjera detaje bërë të ditura nga policia. Në gusht të viti 2016 ai ishte i përfshirë në një plagosje, të ndodhur në qendër të Shkodrës.

Në atë kohë mbeti i plagosur Donald Shtjefnit, ngjarje e ndodhur më 14.08.2016, në lagjen “Vasil Shanto” tek Hotel Rozafa. Ndaj tij ka qenë dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

Me 18 gusht Gjykata e Shkodrës kishte dhënë masat e sigurisë p plagosjen e 30-vjeçarit Donald Shtjefni. Në atë konflikt kanë qenë të përfshirë 6 persona:

Ata janë: Behar Brajoviq (Bajri), 36 vjeç, banues Shkodër ( i dënuar më parë)
Ilir Rustemi (Bajri), 40 vjeç, banues në Shkodër, ( i dënuar më parë)
Bledar Lekaj , 26 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë)
Donald Shtjefni , 31 vjeç banues në Shkodër
Kristjan Shtjefni , 26 vjeç, banues në Shkodër
Patrik Salaj , 21 vjeç , lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë
Është shpallur në kërkim policor edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij. Motivi i sherrit mes tyre ishte një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje.

Ngjarja: Sipas policisë, më datë 14.08.2016 në orën 22:15 është njoftuar se në lagjen ” Vasil Shanto” tek Hotel Rozafa janë dëgjuar krisma armësh.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër të cilët kanë konstatuar se është plagosur shtetasi Donald Shtjefni dhe kanë bllokuar zonën përreth vendit të ngjarjes në bashkëpunim me forcat e FNSH-së, kanë ngritur dhe disa pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorëve .

Në orën 22:26 në fshatin Golem Shkodër, është njoftuar për një dalje nga rruga të një automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë Rrugore të cilët kanë konstatuar se ishte automjeti BMË me targë AA 006NL , në të cilën udhëtonin shtetasit Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj.

Brenda një kohe të shkurtër, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes si dhe identifikimi dhe ndalimi i autorëve.

Nga hetimet e para rezulton se shtetasit Donald Shtjefni, Kristian Shtjefni dhe Patrik Salaj, të cilët kanë qenë duke lëvizur me automjetin BMË X5, me targë SB60 CEA dhe shtetasit Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj të cilët kanë qenë duke lëvizur me autoveturën BMË me targë AA 006 NL, në lagjen “Vasil Shanto”, kanë qëlluar kundrejt njëri-tjetrit me armë zjarri, pistoletë dhe automatik, ku nga ky shkëmbim zjarri ka mbetur i dëmtuar shtetasi Donald Shtjefni, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Motivi është një konflikt për motive të dobëta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë shtetasi Bledar Lekaj ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë kurse shtetasit Behar Brajoviq (Bajri) dhe Ilir Rustemi (Bajri) ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen të tre jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar :

-10 gëzhoja model 56,

– 5 gëzhoja model 54

– dy armë zjarri pistoletë

– një armë zjarri automatik

– 5 krehra automatiku

– 2 krehra pistoletë

– 2 automjete

– 4 aparate telefoni celular etj.

Përgatiti: Tirana Today

Tags: arrestuaështëIlir RustemikushShkoder

TË LIDHURA

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

19:42 | 25/06/2025
Next Post
A do të kthehet opozita në Kuvend? LSI ankohet për krimin

A do të kthehet opozita në Kuvend? LSI ankohet për krimin

Emrat/Cilët janë bosët, kapen dhe u sekuestrohen miliona euro

Emrat/Cilët janë bosët, kapen dhe u sekuestrohen miliona euro

Emri/Njihuni me ‘gangsterin’ e ndaluar në Shkodër, ish-kampion boksi

Emri/Njihuni me ‘gangsterin’ e ndaluar në Shkodër, ish-kampion boksi

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë do të kufizojë informacionin e klasifikuar që ndahet me Kongresin
Bota

Shtëpia e Bardhë do të kufizojë informacionin e klasifikuar që ndahet me Kongresin

by mirseda
08:42 | 26/06/2025
0

Administrata Trump do të kufizojë ndarjen e informacionit të klasifikuar me Kongresin, pasi CNN raportoi mbi një...

Horoskopi për ditën e sotme, 26 qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 qershor 2025

08:27 | 26/06/2025
Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

23:11 | 25/06/2025
Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com