Pushohet çështja ndaj Ergys Faslisë, i cili u arrestua në vitin 2017 para ndeshjes me Izraelin me dyshimin se po përgatisnin një sulm terrorist.
Sipas Abc News, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar pushimin e çështjes për shkak të mungesës së provave. Ndërkohë pritet që gjykata të miratojë lirimin e Faslisë më datë 26 dhjetor.
Në nëntor të vitit 2017, katër persona, dy prej të cilëve shkodranë dhe dy kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodrës, pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.