Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

“Turp që mbete gjallë”/ Drama e japonezit të vetëm që i mbijetoi fundosjes së Titanikut

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Turp që mbete gjallë”/ Drama e japonezit të vetëm që i mbijetoi fundosjes së Titanikut

Nderi, detyra dhe turpi, janë 3 tipare të rrënjosura thellë në kulturën japoneze ndër shekuj. Mendoni pak se çfarë ndodhte me një luftëtar samurai, që humbiste nderin e tij. Ai mund ta rivendoste nderin e tij, vetëm duke vrarë veten në një mënyrë mjaft brutale, duke kryer hara-kiri.

Një akt i tillë, perceptohej si një mënyrë heroike për të vdekur, pasi i jepte mundësinë luftëtarit të eliminonte çdo gjurmë turpi, që mund të ishte lidhur me emrin e tij.

Në dallim nga kulturat perëndimore, ku shumë çështje sociale sillen rreth fajit, dhe mund të hidhen poshtë përmes procedurave ligjore, psikoterapisë, apo rrëfimit tek një prift, koncepti i turpit është në thelbin e kulturës japoneze. Ai nuk mund të hiqej, deri kur personi të bënte atë që priste komuniteti.

Kjo pritshmëri, përfshin shpesh aktin drastik të vetëvrasjes. Kjo na sjell tek historia e Masabumi Hosono, turpi mbi të cilin, brenda kontekstit të kulturës së tij orientale, do të binte natën e fundosjes së Titanikut. Siç dëshmojë të dhënat, ai ishte në fakt udhëtari i vetëm japonez që hipi në trans-oqeanikun e famshëm, dhe që i mbijetoi njërës prej tragjedive detare më famëkeqe të gjitha kohërave.

Një punonjës i Ministrisë Japoneze të Transportit, Masabumi Hosono, sapo kishte përfunduar një udhëtim pune në Rusi, dhe kishte prenotuar një biletë të klasit të dytë në anijen e ëndrrave. Ai ndodhej në Angli pas misionit të tij zyrtar në Rusi, ku studioi linjat hekurudhore të vendit. Ai hipi në bordin e Titanikut në Sauthemptën, me synimin për të shkuar në SHBA, dhe prej andej në Japoni.

Natën e fundosjes tragjike, Hosono ishte në gjumë kur anija goditi ajsbergun. Një trokitje e fortë në derën e kabinës së tij, e pasuar nga thirrje me zë të lartë e zgjuan. Ai doli me shpejtësi jashtë. Meqë ishte i huaj, ekuipazhi i anijes e udhëzoi Hosono të zhvendosej në kuvertën e poshtme të anijes, që ndodhej në njëfarë distance nga varkat e shpëtimit.

Përvoja e Hosonos me fundosjen e tmerrshme, përshkruhet në një letër që ai përgatiti për gruan e tij. Ai shkruan në një moment, se nuk ishte në gjendje të “zvogëlonte ndjenjën e frikës dhe kapitullimit të plotë”. Ai shkruan më tej se ishte duke u përgatitur mendërisht, për të marrë frymë për herë të fundit, duke shpresuar “të mos linte asgjë të turpshme pas si një japonez”.

E megjithatë, si çdo njeri tjetër në kulmin e panikut, edhe Hosono po kërkonte një rrugëdalje, dhe të shpëtonte veten nga uji i akullt i detit. Kështu në një moment, një nga oficerët e caktuar për të ngarkuar varkat e shpëtimit, bërtiti me zë të lartë para turmës, se kishte hapësirë ​​edhe për 2 persona.

Pikërisht para syve të Hosono, një burrë nxitoi të hidhej në barkë, dhe duke shfrytëzuar momentin, ai u hodh pas tij, duke shmangur kështu vdekjen e sigurt. Hosono shkroi se ishte tejet i dëshpëruar nga mendimi, se nuk do t’i shihte më kurrë njerëzit e tij të dashur.

Bashkë me pjesën tjetër të mbijetuarve, Hosono arriti në Nju Jork. Fillimisht, askush nuk i kushtoi shumë vëmendje. I ndihmuar nga miqtë e tij, Hosono ia doli të kthehet në atdheun e tij, ku titujt nëpër gazetave e shpallën atë si “Djaloshi japonez me fat”. Ai dha deklarata dhe intervista për disa gazeta në Japoni, dhe kjo i dha njëfarë fame.

Por gjërat morën shumë shpejt për keq, pasi Hosono u kritikua në Shtetet e Bashkuara. Një denoncim i ashpër, i bërë nga Arçibald Grejsi, një pasagjer i klasit të parë, dhe një tjetër i mbijetuar nga Titaniku, e quajtën atë një “burrë frikacak”. Gazetat japoneze reaguan me shpejtësi, duke e kritikuar Hosonon publikisht, duke e bërë fajtor për gjestin e tij burracak.

Hosono u pushua nga puna që kishte në ministri. Në shumë libra shkollorë, ai përmendej si një shembull i sjelljes së turpshme. Profesorët u mësonin fëmijëve në shkolla, se akti i tij ishte jo etik. Më vonë Hosono u rikthye në punë, me shpjegimin se ishte një punonjës shumë i aftë. Ai vazhdoi të punojë në ministri derisa vdiq në vitin 1939. Megjithatë, poshtërimi vazhdoi të përndjekë emrin e familjes.

Edhe pse Masabumi Hosono, nuk do të fliste kurrë personalisht për natën e tragjedisë – natën e turpit – familjarët botuan letrën emocionale që ai i shkruante bashkëshortes së tij, në rast se vdiste. Botimi i fundit i letrës, ndodhi nga nipi i Masabumit, Haruomi Hosono. Një muzikant i shquar në Japoni, që shfrytëzoi momentin kur në kinematë botërore kishte dalë filmi “Titaniku” i regjisorit të mirënjohur amerikan Xhejms Kameron. Siç shpjegon Haruomi Hosono, akti i ribotimit të letrës, ishte njëfarë lehtësimi për familjen, dhe mënyra e duhur për të rikthyer nderin e familjes Hosono./ TIRANA TODAY

Tags: Dramafundosjesi mbijetoijaponezitMasabumi Hosonombete gjallëtë vetëmTitanikutTurp!

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Frymëzuese/ Notoi 225 km në Adriatik pa asnjë mjet ndihmës, njihuni me rekordmenin kroat

Frymëzuese/ Notoi 225 km në Adriatik pa asnjë mjet ndihmës, njihuni me rekordmenin kroat

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

Operacioni “Invest”, një 33-vjeçari i sekuestrohen mbi 700 mijë euro pasuri

EMRI/ Aksidenti në Lezhë, ndërron jetë 27-vjeçari që u përplas nga makina







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com