Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Turizmi në Shqipëri e tejkaloi para pandeminë, rriten netëqëndrimet

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Netëqëndrimet e turistëve në Shqipëri në njësitë akomoduese u rritën ndjeshëm në muajt e verës së vitit 2021, duke tejkaluar edhe nivelin e para pandemisë, ndryshe nga Europa, që pavarësisht rritjes, sërish nuk i arriti nivelet e para krizës.

Të dhënat janë bërë të ditura nga statistikat e Eurostat, që publikon shifrat e netëqëndrimeve për të gjitha shtetet e Europës.

Që nga qershori, netëqëndrimet e turistëve janë rritur ndjeshëm, për të kulmuar në gusht, me gati 313 mijë netë, që është një nivel rekord. Kjo shifër është 37% më e lartë se gushti i vitit të kaluar dhe 28% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2019, kur vendi shënoi dhe vitin më të mirë turistik, përpara se të dëmtohej nga pandemia.

Lirimi i masave në krahasim me shtetet e tjera të Europës bëri që në Shqipëri të vinin shumë turistë nga Europa Lindore, apo dhe shtete të tjera. Në kahun e kundërt, shumë shqiptarë u detyruan që të kalonin pushimet brenda vendin në mënyrë që të shmangnin kërkesat e shumta që duheshin plotësuar për të udhëtuar jashtë. Në total, për periudhën janar-shtator 2021, kur INSTAT raporton të dhënat, netëqëndrimet e turistëve arritën në 985 mijë netë, me një rritje prej 41% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-s.

Edhe në raport me janar-shtator 2019, netëqëndrimet janë rritur me 20%, duke tejkaluar në këtë mënyrë nivelin e para pandemisë.

Europa rimëkëmbet

Sipas Eurostat, në vendet e Bashkimit Europian, në vitin 2021, turizmi ishte ndër sektorët që nisën të rimëkëmbeshin nga pandemia COVID-19, pas lehtësimit të disa kufizimeve.

Në vitin 2021, numri i netëve të kaluara në njësitë e akomodimit turistik të BE-së arriti në 1.8 miliardë, duke u rritur me 27% krahasuar me vitin 2020, por me 37% më pak krahasuar me 2019-ën.

Kur shikohet evolucioni gjatë viteve të pandemisë, numri i netëve të kaluara në njësitë akomoduese në 2021 krahasuar me 2020 u rrit në shumicën e shteteve anëtare të BE-së me të dhëna të disponueshme. Rritjet më të mëdha u regjistruan në Greqi, Spanjë dhe Kroaci, me zgjerim mbi 70%.

Nga ana tjetër, Letonia, Sllovakia dhe Austria ishin shtetet anëtare që panë ulje, duke raportuar rënie prej më pak se -18%. Kjo tregon shenja rimëkëmbjeje në sektorin e turizmit. /Monitor

Burimi: Eurostat
Tags: shqiperiturizmi

TË LIDHURA

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

12:26 | 08/06/2026
Aktualitet

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026
Aktualitet

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026
Next Post

Shtrenjtohet me 10-20% edhe çmimi i vezës, arrin 21 lekë për kokërr

Studentët në protestë: Të bien çmimet ose qeveria

Josep Borrell viziton sot Tiranën, takim me Ramën dhe Xhaçkën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com