E mërkurë, 12 Gusht, 2020
24 C
Tirana

Tuneli në det, qeveria në zjarr

Më të lexuarat

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Policia e Tiranës arreston 5 persona, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës njofton se së fundmi 5 persona kanë përfunduar në pranga. Bëhet fjalë për dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Putin: Kemi vaksinën e parë ndaj koronavirusit, e kam injektuar tek vajza ime

Presidenti rus, Vladimir Putin, pohoi sot se Rusia e ka gati vaksinën ndaj koronavirusit. Në një deklaratë për mediat, Putin tha se ai e...

Truproja i kreut të Kuvendit fotografohet duke qëlluar ndaj protestuesve në Liban

Truproja një prej zyrtarëve më të lartë libanez, Nabih Berri, është fotografuar duke qëlluar me armë zjarri ndaj protestuesve gjatë fundjavës. Truproja i lidhur me...

Bilanci/ Bie numri i rasteve të reja dhe viktimave në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën 1 person nga koronavirusi në vend. Nuk e ka...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Këtë muaj Shqipëria vendosi një rekord absolut botëror duke u ngjitur në podin e ekonomive me investimet më të fuqishme në infrastrukturë. Në harkun kohor të vetëm dy javëve, qeveria e Shqipërisë inauguroi 1 miliard euro investime publike në infrastrukturë, fillimisht me projektin e hidrocentralit të Skavicës dhe më pas me tunelin e Llogarasë.

Sot për sot, përjashto SHBA-në, ndoshta dhe Kinën, asnjë vend tjetër në botë nuk ka këllqe të inaugurojë 1 miliard euro investime publike brenda dy javëve. Ka vetëm një detaj që duhet theksuar. Edhe këtë herë investimet e qeverisë shqiptare ishin 3D.

Në arenën ndërkombëtare, nuk ka vend tjetër në botë, ku kryeministri i një vendi bën ceremoni pompoze për të lançuar garën për studimin e fizibilitetit apo projektin inxhinierik të një projekti. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë çdo vend do të kishte nevojë të paktën për 100 kryeministra dhe 100 qeveri, vetëm për të organizuar ceremonitë e garave për harrimin e projekteve të veprave publike. Por le të kthehemi në botën reale.

Për të kuptuar se çfarë inauguroi qeveria me Skavicën dhe tunelin e Llogarasë vlen të sqarohet se si realizohen investimet publike. Fillimisht hidhet ideja. Më pas, hartohet një projekt-ide. Kryhet studimi i fizibilitetit dhe hartohet projekti inxhinierik. Të gjitha këto faza janë me kosto minimale dhe zakonisht zënë vetëm 1 ose 2 për qind të kostos totale të një vepre. Pra, mjafton vetëm një fond i vogël në buxhet dhe sigurisht 3D-ja dhe ekipi i propagandës.

Por në jetën reale, investimet bëhen ndryshe. Pas projektit dhe studimit të fizibilitetit, qeveria duhet të gjejë të paktën 300 milionë euro për të financuar ndërtimin e Tunelit dhe minimalisht edhe 600 milionë euro të tjera për ndërtimin e Skavicës. Këtu 3D-ja dhe propaganda të lënë shëndenë. Shikoni rrugën Tiranë-Durrës. Projekti inxhinierik dhe studimi i fizibilitetit të saj janë hartuar që në kohën e qeverisë së Sali Berishës. Kostoja për zgjerimin e rrugës duke shtuar korsi të reja dhe përshtatjen e saj plotësisht me standardet evropiane është vlerësuar në 100 milionë euro. Por edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga përfundimi i projektit dhe studimi i fizibilitetit, rruga është ndërtuar vetëm në 3D.

Lexo edhe :   Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Tani pyetja është, a mundet qeveria shqiptare të gjeje 1 miliard euro për të financuar dy investime të reja publike gjatë viteve të ardhshme? Një gjë është e sigurt. Me borxhin publik tashme 75 për qind e Prodhimit Kombëtar, edhe nëse Rama do të jetë kryeministër edhe për 10 vite të tjera, sërish projekti i Skavicës dhe tuneli i Llogarasë do të mbeten si ai i rrugës Tiranë-Durrës. Kryevepra 3D-je dhe material propagande.

Lexo edhe :   Pas shpërthimit dhe protestave masive, qeveria e Libanit jep dorëheqjen

Vetëm nga investimet në proces, pra ato që janë të hapura qeveria ka ende edhe 440 miliardë leke ose 3.7 miliardë euro financime të pambuluara. Kjo do të thotë se edhe nëse nuk hapet asnjë projekt i ri investimi, fondi i parashikuar i investimeve publike për 6 vitet e ardhshme është sakaq i ezauruar. Por qeverisë i pëlqen të jetojë në ëndrra.

Në vend të propagandës dhe reklamimit të veprave të reja, që do të mbeten në letër edhe për shumë kohë, një qeveri racionale do të duhet të mbyllte investimet ekzistuese të cilat zvarriten për vite të tëra. Rruga Qukës-Qafë Plloc ka nisur më herët se sa Rama të bëhej kryeministër. Nuk ka mbaruar dhe nuk ka gjasa të mbarojë edhe për shumë vjet. Tuneli i Kardhiqit, By Pass-i i Fierit dhe qershia mbi tortë, Unaza e Tiranës. Të gjitha këto projekte ishin aty kur Rama u bë kryeministër. Dhe me gjasa do të jenë sërish po aty të papërfunduara kur Rama të lërë kolltukun e njeriut më të pushtetshëm në Shqipëri.

Në fund, gjithkush mund t’i bëjë vetes një pyetje. Sa është probabiliteti, që një qeveri e cila në 8 vjet nuk përfundoi dot Unazën e Tiranës me gjatësi vetëm 23 kilometër, të ndërtojë Skavicën dhe tunelin e Llogarasë? Statistikisht zero.

Deri në ditën e fundit të mandatit të saj qeverisës, gjasat janë që kjo mazhorancë të jetë ende duke ardhur rrotull Unazës së Tiranës. Dhe ky është rekordi më i madh i saj. Do apo nuk do Rama, qeveria e tij do të mbahet mend për faktin se për 8 vjet u soll rreth një Unaze, vetëm 23 kilometër të gjatë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti/ Pandemia në Shqipëri varfëroi të rinjtë, mes tyre mbizotëron papunësia

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Raporti...

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...