E premte, 10 Korrik, 2020
20 C
Tirana

Tullë pas tulle, si familja po rindërton jetën pas tërmetit 7.5 ballë

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

Djali i saj u gjet i vetëm në varkë, zhduket aktorja e njohur amerikane

Aktorja e njohur amerikane, Naya Rivera, është shpallur e humbur pasi djali i saj i vogël u gjet i vetëm në një varkë në...

“Do ta rikthejmë Milanin në një superfuqi”, zyrtari i njohur shpalos planin që ka

Për hir të së vërtetës performanca e Milanit këto kohët e fundit nuk ka qenë shumë e kënaqshme! Të shumtë janë personat që thonë se...

Në 28 shtator të një viti më parë, Ida ishte duke punuar; kur tërmeti tragjik dhe cunami goditën Indonezinë. Ajo ishte mësuar me tërmetet, të cilët binin vazhdimisht në Sigi, qyetetin e saj. Por, kjo nuk ngjasonte aspak me çfarë ajo kishte përjetuar.

“Ndodhi papritur, në moment nuk e kuptova sa i rëndë që ishte.”

Tërmeti me magnitudë 7.5 ballë e uli të moshuarën në gjunjë. Toka u trondit fort për 3 minuta. Ndërtesa, dyqane dhe shtëpi u rrënuan. I gjithë qyteti u trondit. Por, minuta më pas një tjetër tragjedi do të vinte. Vendi u prek edhe nga një cunami, i cili përfshiu 700 metra tokë. Dhe gjithçka mbeti më pas ishte një rrugë të shkatërruar.

Dhe pikërisht në këtë rrugë të rrënuar, punëtorët prodhojnë rreth 1300 tulla në ditë, të cilat shiten për 700 copa rupiah indoneziane (rreth 0.05 dollarë). Shumica e klientëve janë duke ndërtuar sërish shtëpitë e tyre. Dhe për ta këto tulla janë si të ishin ar.

Ida, humbja e fosnjes dhe rrënimi nga tërmeti

Prapa në oborr, forca e vogël punëtore pastron për ditën, ndërsa Ida patrullon rreshtat. Ajo nuk e zotëron këtë tokë, të paktën jo në një kuptim legal. Oborri drejtohet në mënyrë bashkëpunuese nga ajo dhe disa nga punëtorët.

Dhe si të ishin një familje e madhe ajo gatuan për shumë persona. Katastrofa që ndodhi duket se i ka bashkuar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Ida ka jetuar vetëm dhe ende është duke vajtuar vdekjen e tanishme të foshnjes së saj. Por, që pas tërmetit, vëllai i saj Haidi dhe familja e tij janë zhvendosur pranë saj.

Më shumë se 4,300 njerëz vdiqën atë ditën dhe 1700,000 u shpërngulën. Ndërsa më tepër se 700 të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur. Të cilët besohet se janë të varrosur në shtresat e trasha të baltës.

“Është ky fundi i botës?”

Në kohën e tërmetit, Alif dhe motra e tij Melani, nipërit e Idës ishin vetëm në shtëpi. Dielli sapo kishte perënduar kur një bubullimë e fortë po afrohej në fshat. Toka u trondit.

Alif kujton që u përplas nëpër mure, teksa shtëpia po shkatërrohej sipër tij.

Forca e lëngëzimit përmbyti rrugët e fshatit, duke i kthyer perferitë në varre me balte. Shtëpitë lëviznin si të ishin anije në një det shumë të trazuar, ndjekur nga pemët e koksit dhe kullat.

Alif dhe motra ishin vetëm në shtëpi kur ra tërmeti

Shumë shpejt, tre dallgë të fuqishme cunami u afruan dhe u përplasën në breg. Disa njerëz arritën të shkonin në tokë, por nga çorientimi shumë prej tyre u përpin nga dallgët e mëdha.

I rrethuar nga mbetjet, Alif thërriste motrën e tij. E cila ia kthente mbrapsht. Ata dëgjonin të qarat e banorëve të tjerë që ishin anë e përqarkë tyre. Por, të ngecur në rrënoja ata ishin të pafuqishëm për të bërë diçka.

Kujtoj që isha shumë i frikësuar,” thotë Alif. Ndërsa Melania veç e kishte pyetur: “Është ky fundi i botës?”

Ai nuk e di për sa kohë ishin të ngecur. Kur gradualisht një i panjohur i dëgjoi ata. Burri arriti t’i nxjerrë të gjallë vëlla e motër nga rrënojat.

I panjohuri i tha vëllait dhe motrës së nëse donin të shpëtonin, duhet të ndiqnin atë. Rruga ishte e butë, gjysëm e lëngshme, teksa ata ndiqnin gjurmët e tij. Pas tyre, rrënojat e shtëpisë u zhytën në baltë.

Lexo edhe :   Sa para akordon qeveria për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti
Lexo edhe :   Sa para akordon qeveria për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti

“Të humburit në rrënoja”

Atë natë, Palu ishte i gjithi i zhytyr në zi. Shumë banorë do të realizonin vetëm më vonë shkallën e tmerrshme të tërmetit. I cili shkatërroi tokën me një shpejtësi prej 14,760 kilometra në orë. Rrjeti i energjisë nuk do të rivendosej për javë të tëra. Javë ku edhe valët për telefonin ishin të vështira për tu arritur. Rrugët, brenda dhe jashtë, do të ishin të paarritshme. Aeroporti dhe porti detar u dëmtuan, duke vështirësuar shpërndarjen e ushqimit dhe ndihmës.

Një i panjohur i nxori të gjallë vëllanë dhe motrën

Sot, fshati është i rrënuar, i mbuluar nga balta dhe mbetjetet që vazhdojnë të jenë dëshimi e asaj katastrofe.

Pak pas ngjarjes tragjike, flamuj të vegjël u vendosën në tokën me baltë. Duke shënjuar vendet ku mendohej se trupat e ngecur ishin varrosur. Këto flamuj tani janë thyer, teksa trupat poshtë tyre ende nuk janë nxjerrë. Teksa kalojnë aty pranë, çiklistët ndalojnë dhe vështrojnë mbi to. Si të ishin duke respektuar disa varreza masive.

Salina, kunata e Idës e cila në momentin kur ra tërmeti ndodhej në shtëpinë e kunatës së saj, rrëfen tmerrin e përjetuar. Por, ankthi i saj nuk ishte veç për ngjarjen e rëndë që sapo u ndodhi. Mirëpo, ajo nuk kishte asnjë lajm për fëmijët e saj. Dhe nuk mund të shkonte në shtëpi. Orët derisa të merrte një lajm ishin të pafundme. Dhe më në fund mëngjesin që pasoi i thanë që fëmijët i kishin parë në një nga zonat e evakuimit që ishin ngritur. I panjohuri kishte arritur t’i shpëtonte të gjallë fëmijët.

Salina qëndroi një natë pa ditur asgjë për fëmijët e humbur

“Ndërtimi i ngadaltë i jetës së re”

Sot, Salina punon së bashk me kunatën në prodhimin e tullave. Një proces sa i vështirë, aq edhe i domosdoshëm për të gjithë. Ajo fiton 65,000 rupiah indoneziane (4.60 dollarë amerikanë) për çdo 1.000 tulla të prodhuara. Dhe fakti që i duhet të kujdeset për tre fëmijët e vegjël ia vështirëson edhe më shumë punën. Në një muaj normal, Salina konsideron fat të prodhojë 10,000 tulla, duke bërë një total prej 650,000 rupiah indoneziane (46.30 dollarë amerikanë).

Por, edhe pse të ardhurat janë të ulëta, nuk janë ato që e shqetësojnë. Ndjenja e progresit të ngadaltë, po. Ndonjëherë i duket se janë duke e ndërtuar jetën tullë pas tulle. Shqetësohet për efektet psikologjike që pasoi tërmeti te fëmijët.

Qyteti i familjes mund të mos rindërtohet asnjëherë më

“Alif flet për të ndonjëherë, nëse e pyet. Por, përsëri ai është i fortë. Por, të paktën ne kemi mundësi të punojmë. Disa familje nuk e kanë as këtë. Shumë janë si ne. Ndoshta, disa nga ata kanë pasur biznes më parë. Dhe tani i duhet të mbështeten në ndihma.”

Ende nuk ka shenjë që Perumnas Balaroa do të ringrihet. Qeveria e ka shpallur fshatin  një “zonë të kuqe”. Një zonë e cila është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj katastrofave. Prandaj është e papërshtatshme për tu rikthyer.

Sipas Kryqit të Kuq në Indonezi, rreth 57,000 njerëz jetojnë ende në “akomodim të përkohshëm, të pasigurt se ku dhe kur mund të rindërtojnë”./ Burimi: Al Jazeera Përshtati: TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik

Nga Skënder Minxhozi Ilir Meta ka bërë një konstatim të drejtë në orët e fundit. Ka vërejtur se tek ne, përkundër Maqedonisë së Veriut, ka...

A duhej të jepte dorëheqjen Thaçi pas publikimit të aktakuzës? Përgjigjet Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth ftesës që Gjykata Speciale i ka çuar presidentit Thaçi, për t’u paraqitur në Hagë. Kujtojmë se Haradinaj...

Durrës/ Përfshihen nga flakët 3 shtëpi të vjetra

Së fundmi, 3 shtëpi të vjetra janë përfshirë nga flakët në lagjen 5 të qytetit të Durrësit. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe...

Kryeministri 61-vjeçar ndërron jetë pak pas mbledhjes së qeverisë

Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Amadou Gon Coulibaly, ka ndërruar jetë sot pak minuta pasi kishte përfunduar një mbledhje të kabinetit qeveritar. Presidenti i vendit,...