Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka refuzuar që ta dënojë Rusinë rreth helmimit të figurës opozitare, Aleksei Navalny.
Trump tha se ky rast është tragjik por ai nuk i ka parë ende dëshmitë. Presidenti amerikan u bëri thirrje gazetarëve që të përqendrohen te Kina, për të cilën tha se është kërcënim më i madh për botën sesa Rusia.
“Nuk di saktësisht çfarë ka ndodhur. Mendoj se është tragjike, është e tmersshme, nuk do të duhej të ndodhte. Ne nuk kemi ende ndonjë dëshmi, por do t’ia hedh një sy”, tha ai.
NATO-ja dhe Gjermania pretendojnë se ekzistojnë dëshmi se Navalny është helmuar me Novichok. Ndërsa ekipi i politikanit ka thënë se Navalny është helmuar me urdhrin e Kremlinit.
Navalny ndodhet në koma në një spital të Berlinit, pasi u dërgua atje me aeroplan nga Siberia, ku ndodhej kur iu përkeqësua shëndeti.