E martë, 30 Nëntor, 2021
8.5 C
Tirana

Trump ironizon Obamën: Unë e meritoj çmimin Nobel për shumë gjëra

Presidenti Trump ndodhet në New York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ku është duke zhvilluar takime me lider të ndryshëm botërorë. Pak para fillimit të takimit me  u takua me Kryeministrin e Pakistanit Imran Khan, ata dolën para shtypit pakistanez. Ndër pyetjet e drejtuara për Presidentin amerikan ishte edhe nëse ai e meritonte të fitonte një çmim Nobel. Dhe përgjigja e Trump ishte sa egocentrike, po aq edhe ironizuese.

“Unë mendoj se do të marr një çmim Nobel për shumë gjëra që kam bërë. Gjithmonë nëse ato do të jepeshin në mënyrë të drejtë. Por, kjo gjë nuk ndodh.”

Në vazhdim Trump kritikoi edhe marrjen e çmimit Nobel nga ish-Presidenti Barack Obama, “menjëherë” pasi Obama u zgjodh President.

“Ai nuk e kishte idenë përse e mori dhe e dini çfarë, kjo është e vetmja gjë për të cilën unë bie dakord me të”, përfundoi Trump.

Barck Obama ka marr çmimin Nobel 8 muaj pasi kishte fituar presidencën, me motivin “ për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”.

Senatorët i kanë kërkuar Trump të trajtojë krizën humanitare që po ndodh mes Indisë dhe Pakistanit mbi Kashmir. Dhe të ndërmjetësojë për vendosjen e paqes në rajon. Presidenti tha se ai do të jetë i gatshëm të ndërmjetësojë nëse kryeministrat e të dy vendeve kërkojnë që ai ta marr këtë rol.

Në fillim të këtij viti, Presidenti Trump tha se Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe e nominoi atë më çmimin Nobel për Paqe. Ndërkohë, Abe nuk e ka konfirmuar nëse kjo është e vërtetë apo jo./Burimi: Time Përshtati: TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...