Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump: Etiketimi i COVID-19 si “virusi kinez”, i saktë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Trump: Etiketimi i COVID-19 si “virusi kinez”, i saktë

Presidenti Trump thotë se vendimi i tij për ta etiketuar COVID-19 si “virusi kinez”, është i saktë pasi sipas tij është dëshmi e faktit nga erdhi virusi.

Autoritetet kineze kanë kritikuar ashpër si presidentin Trump ashtu edhe sekretarin e Shtetit Mike Pompeo i cili i referohet COVID-19, si virusi i Wuhanit.

Në një konferencë për shtyp të martën në Shtëpinë e Bardhë lidhur me koronavirusin, Presidenti Donald Trump tha se është “korrekte” nga ana e tij që ta quajë pandeminë vdekjeprurëse si “virusi kinez”.

Ai theksoi se disa zyrtarë kinezë kanë ngritur pretendime false se ishte ushtria amerikane ajo që e hodhi virusin në Kinë.

Pekini ka protestuar ashpër ndaj këtij etiketimi ndërsa ekipet e para të ndihmës mjekësore nisën të largohen të martën nga provinca qendrore e Hubeit.

Autoritetet kineze thonë se gjatë dy javëve të fundit epidemia ka filluar të venitet në këtë vend. I pyetur se si e ka administruar krizën Kina, sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përgjigj.

“Ne e dimë se Kina ishte qeveria e parë që ishte në dijeni të virusit të Wuhanit. Kjo na vë përpara përgjegjësisë së veçantë për të tërhequr vëmendjen mbi këtë çështje”, thotë Mike Pompeo, sekretari i Shtetit.

Disa ekspertë thonë se as komentet dhe as postimet në Twitter nga disa zyrtarë kinezë apo etiketime të tilla nga ana e presidentit si “virusi kinez” nuk janë të dobishëm.

“Është një virus që u shfaq për herë të parë në Kinë, por kjo nuk e bën atë një virus kinez. Kjo gjë gjithashtu ndikon në stigmatizimin e njerëzve me origjinë kineze”, thotë Joshua Kurlantzick, i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kina njoftoi vendimin për dëbimin e disa gazetarëve amerikanë në shenjë hakmarrjeje për veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara ndaj medias shtetërore kineze që operon në Amerikë. Zoti Pompeo shprehu keqardhje për vendimin e Kinës për të kufizuar më tej veprimtarinë e shtypit të lirë në vend, duke thënë se një shtyp i lirë do të ishte në të mirën e popullit kinez. /Voa

Tags: koronaviruspresidentTrumpVirus

TË LIDHURA

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë
Bota

Të paktën 28 të vrarë nga një sulm me dron në treg në Sudani, mes tyre gra dhe fëmijë

19:00 | 16/02/2026
Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat
Bota

Orteku në Zvicër, 5 të plagosur nga dalja e trenit nga shinat

17:38 | 16/02/2026
Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump
Bota

Komisioni Evropian merr pjesë si vëzhgues në takimin e Bordit të Paqes të Donald Trump

17:26 | 16/02/2026
Next Post
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Greqi

Një kryeministër dhe një guvernator bëjnë një hiç

Një kryeministër dhe një guvernator bëjnë një hiç

Koronavirusi/ Edhe Britania e Madhe shënon rritje në numrin e viktimave

Koronavirusi/ Edhe Britania e Madhe shënon rritje në numrin e viktimave







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

Putin, një javë i zhdukur , Zelensky : Nuk i ka mbetur shumë kohë. Më besoni, është e rëndësishme

14:50 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

by mirseda
21:37 | 16/02/2026
0

FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë të luhen...

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

Belgjikë, prokuroria kërkon burg përjetë për Franc Çopjan, 33-vjeçari: Po kërkoj vetëm mëshirë

21:17 | 16/02/2026
U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

U mbajt sot seanca e parë për pezullimin e ‘Diellës’, avokati i Anila Bishës kërkon shtyrje

20:59 | 16/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
“Kosova e burgosur”, NEWBORN rrethohet me kangjella hekuri si burgu i Gjykatës Speciale në Hagë

“Kosova e burgosur”, NEWBORN rrethohet me kangjella hekuri si burgu i Gjykatës Speciale në Hagë

20:02 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com