E shtunë, 23 Janar, 2021
9 C
Tirana

Tronditet Partizani, FIFA i bllokon merkaton

Në momentin më të vështirë të sezonit, mbase në momentin më të vështirë në vitet e fundit, Partizani merr një tjetër goditje të rëndë. Pikërisht atëherë kur në shtëpinë e kuqe po përgatitshin për një revolucion, “Panorama Sport” mëson se kryeqytetasit e kanë të ndalur të futen në merkato për dy sesionet e ardhshme. Shkak për këtë është bërë gjyqi i fituar në FIFA nga klubi kroat Istra 1961 në lidhje me transferimin e sulmuesit Eraldo Çinari në verën e 2018-ës.

Është hera e parë që del në skenë kjo çështje, pasi Partizani e ka blerë kartonin e lojtarit nga Vllaznia, e cila bllokoi fillimisht kalimin e Çinarit te spanjollët e Alaveshit, që më pas e huazoi lojtarin në Kroaci tek Istra. E gjithë kjo situatë mund t’i kushtojë shtrenjtë Partizanit, duke kushtëzuar gjithë sezonin 2020-2021. Nga kjo lëvizje, gjithnjë sipas gazetës më të madhe sportive në vend, e ka pësuar edhe vetë Çinari i cili e ka të ndalur të aktivizohet për katër muajt e ardhshëm. Pavarësisht këtij dënimi të rëndë, drejtuesit e Partizanit nuk ka ndërmend të dorëzohen përballë këtij vendimi pasi të kontaktuar nga “BalkanWeb” kanë konfirmuar se këtë çështje do ta dërgojnë në CAS, të bindur se në transferimin e Çinarin nuk kanë kryer asnjë parregullsi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...