Pak më herët, uniformat blu raportuan për një sasi të vogël tritoli që ishte vendosur në një banesë në lagjen numër 1, të qytetit të Pogradecit. Banesa është në pronësi të Bajram Fejzullahut, pronar i një televizioni lokal. Po ashtu në pronësi të tij janë dhe disa lokale në Korçë dhe në Pogradec. Vetë Fejzullahu ka deklaruar në polici se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë person.
Shpërthimi ka ndodhur pak pas mesnate, dhe sipas policisë, nuk ka dëme materiale, por po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë vendosur lëndën shpërthyese.
https://tiranatoday.com/tritol-baneses-se-biznesmenit-ne-pogradec-mos-valle-eshte-paralajmerim/
Detajet e policisë:
Më datë 16.09.2018, rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 në Pogradec, në lulishten e banesës së shtetasit B.F, 60-vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde shpërthyese.
Nga shpërthimi nuk ka as dëme në njerëz, dhe as dëme materiale.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.