Banesa e Talo Çelës, një prej personave të shumëkërkuar në Shqipëri, është shpërthyer me tritol në pjesën e saj të jashtme. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:45.
Si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale, pasi në këtë banesë, në fshatin Katund i Ri, nuk jeton askush prej kohësh.
Banesa tre katëshe është rrethuar, dhe në vendin e ngjarjes ndodhen efektivë të shumtë.
Në zonën ku ndodhet shtëpia, nuk ka banesa të tjera dhe as kamera të cilat mund të kenë filmuar autorin. Kjo do ta bëjë më të vështirë gjetjen e autorit.
“Report Tv” bën të ditur se shtëpia ndodhet shumë pranë me vendin ku është ekzekutuar vëllai i tij, Bujar Çela. Shtëpia ndodhet 150 metra larg vendit ku iu ekzekutua i vëllai.