Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Trekëndëshi i ri i emocioneve gjeopolitike

9 vjet ago
in Të Gjitha
Trekëndëshi i ri i emocioneve gjeopolitike

Dominique Moisi, “Project Syndicate”/ Paris – Një trekëndësh i ri emocionesh gjeopolitike është krijuar në Evropë: Britania e Madhe, ka pushuar së ndjeri superiore ndaj Francës; dhe Franca nuk ndihet më inferiore ndaj Gjermanisë. Çështja është nëse ky transformim sentimental, do të riorganizojë në fund të fundit balancën e pushtetit në Evropë, dhe ndoshta në botë.

Zhvillimet që kanë ndodhur aktualisht në Britani dhe Francë, do të dëshmohen vendimtare. Mbetet të shihet se si britanikët do të riparojnë dëmin që janë duke i shkaktuar vetes, përmes moçalit të Brexit. Dhe është ende e paqartë, nëse francezët do të mund të gjejnë energjinë e duhur dhe pozitive, në mënyrë që presidenti i tyre i ri, Emanuel Makron, të zbatojë reformat aq shumë të nevojshme.

Por, në mesin e këtyre pasigurive, të dyja vendet janë angazhuar në një lloj transferimi emocionesh në shumën zero, që është i pamundur të shpërfillet. Në të shkuarën, kur shkoje në Londër nga Parisi, mund të ndjeje lehtësisht dallimin ndërmjet dy qyteteve.

Londra ishte dinamike, në lulëzim, dhe krenare ta cilësonte veten si kryeqyteti botëror i multikulturalizmit. Parisi, ndonëse pamohueshmërisht më i bukur, ishte i rrezikuar të bëhej një Romë e re, një i burgosur i lavdisë së tij, si vendi më i mirë për t’u vizituar, por jo për të jetuar.

Sot, besimi në Britani ka humbur si pasojë e trazirave sociale dhe politike, terrorizmit, dhe pasigurisë për të ardhmen e vendit. Sipas disa sondazheve, ndërsa ata që votuan për Brexit i qëndrojnë ende vendimit të tyre, ndjenja kundër Bashkimit Evropian është zbehur, dhe vullneti për të lënë BE-në është pakësuar.

Votuesit janë në dilemë, nëse largimi i tyre do ta bëjë Mbretërinë e Bashkuar më të sigurt, apo nëse do të adresojë nevojat e më të varfërve. Përkundrazi, në Francë, ndjen një energji të re dhe pozitive. Shpresa për një të ardhme më të mirë është rikthyer, dhe kjo pasqyrohet në mbështetjen dërrmuese të publikut për të pretenduar zhvillimin e Olimpiadës Verore të 2024-ës.

Olimpiada, një simbol botëror i pritshmërive pozitive, ngjalli shpirtrat e britanikëve 12 vjet më parë, në korrikun e vitit 2005, kur Londra u shpall kandidatura fituese për Olimpiadën Verore të 2012-ës. (Festimet megjithatë u ndërprenë, kur terroristët sulmuan të nesërmen rrjetin hekurudhor të Londrës).

Sigurisht, optimizmi francez nuk do të thotë se ata që u mundën në kutinë e votimit, nuk do të dalin më në rrugë, veçanërisht për të kundërshtuar zbatimin e reformave në ligjin francez të punës. Por, opozita është tashmë një pakicë, në një vend ku gjendja është optimiste, madje edhe e gëzuar. Kjo është e vërtetë, edhe nëse merret në konsideratë pjesëmarrja rekord e ulët e votuesve në zgjedhjet e fundit legjislative.

Gjendja e tanishme, më kujton atmosferën që mbizotëroi për një kohë të shkurtër në Francë në korrikun e vitit 1998, pas “Trengjyrëshja” triumfoi ndaj Brazilit në finalen e Kupës së Botës në futboll. Por këtë herë, ndjenja e ngazëllimit mund të jetë më e thellë dhe zgjasë dhe shumë.

Mjedisi ekonomik në Evropë është më i favorshëm, dhe balanca e pushtetit mes sindikatave franceze po ndryshon në favor të reformatores, Konfederata Demokratike Franceze e Punëtorëve, dhe e distancuar nga më shumë ideologjikja Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve.

Një kombinim i talentit udhëheqjes dhe fatit të vazhdueshëm, do të thotë se për herë të parë ndër dekada, në Francë mund të justifikohet një optimizëm i matur. Sa për të perifrazuar teoricienin italian politik Antonio Gramshi, mund të flitet për një “optimizëm të justifikuar të intelektit”.

Si rrjedhojë e zgjedhjes së Makron, dhe bastit të dështuar të kryeministres britanike Tereza Mej, që zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në fillim të këtij muaji do t’i mundësonin negocimin e Brexit me Brukselin nga një pozitë më e fuqishme, Franca tashmë është duke ndikuar drejtimin e Evropës shumë më tepër se sa Britania.

I vetmi vend nga “Tre të Mëdhenjtë” e BE-së që ka mbetur i qëndrueshëm është Gjermania, në pritje të rizgjedhjes së kancelares Angela Merkel në shtator.

Italia do të donte ta zëvendësonte Mbretërinë e Bashkuar në treshen me të pushtetshme të Evropës. Por, Italia duhet të zgjedhë më parë një lider që mund të arrijë këtë. Ish-kryeministri Matteo Renzi, që është duke u përpjekur të rikthehet në krye të vendit, nuk është një Makron italian. Sado talent dhe energji që mund të ketë, atij i mungon pesha dhe mirëkuptimi në elektorat që gëzoi Makron në dy palë zgjedhjet e fundit.

Ndërkohë, një ekuilibër i ri dhe më i mirë ndërmjet Gjermanisë dhe Francës, nënkupton përparime të rëndësishme për stabilitetin e Evropës. Problemi i Evropës, në kundërshtim me atë që kanë pohuar shumë kritikë, nuk ka qenë “shumë Gjermani”, por “shumë pak Francë”.

Një “moment francez”, mund të nënkuptojë pra një “moment evropian”, nëse kjo do të thotë rikrijimin e një aleance efektive franko-gjermane. Amerikanët, gjithashtu, duhet të kuptojnë ndryshimet që po ndodhin në Evropë. Disa ditë më parë, në një konferencë ndërkombëtare në Venecia, një republikan konservator i bëri thirrje evropianëve “të mos e kritikojnë administratën Tramp, në mënyrën që ka ndodhur kohët e fundit”. “Përndryshe, paralajmëroi ai, “rezultati i vetëm është se ne do të jemi shumë më keq. Dhe a doni të mbeteni realisht vetëm me një Gjermani shumë të fortë?”

Duke pasur parasysh kërcënimin e nënkuptuar, ideja se alternativa ndaj Amerikës është që të “mbetemi vetëm” me një “Gjermani shumë të forte” është zbavitëse. Tek e fundit, Gjermania nuk ka dashur asnjëherë të jetë vetëm në majën e BE-së; dhe tani, me riformatimin e politikës franceze nga Makron, gjërat nuk kanë nevojë të jenë më kështu.

Emocionet, mund të mos jenë të mjaftueshme, për të shpjeguar të gjitha realitetet politike. Por, ndryshimi në gjendjen shpirtërore të britanikëve dhe francezëve, është i pamohueshëm, dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e politikës së Evropës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: beBrexitbritaniae ndryshuaremocionetEvropianeFrancagjeopolitikaGjermania

TË LIDHURA

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Next Post
Miratohet rritja e çmimit të ujit, LSI jep dy vota, pro 31 këshilltarë

Miratohet rritja e çmimit të ujit, LSI jep dy vota, pro 31 këshilltarë

Familjet kosovare të “mbytura” në kredi

Familjet kosovare të “mbytura” në kredi

Daydream VR, i përshtatshëm për 11 lloje celularësh

Daydream VR, i përshtatshëm për 11 lloje celularësh







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

A do të ndalohen rrjetet sociale për të miturit?/ Përgjigjet kryeministri Rama
Aktualitet

A do të ndalohen rrjetet sociale për të miturit?/ Përgjigjet kryeministri Rama

by mirseda
12:58 | 20/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median italiane ‘Il Giornale’, është shprehur edhe lidhur me ndalimin...

“Gati për skenarin e zgjedhjeve të reja ”, mbyllet pa marrëveshje takimi Kurti-Abdixhiku

“Gati për skenarin e zgjedhjeve të reja ”, mbyllet pa marrëveshje takimi Kurti-Abdixhiku

12:29 | 20/04/2026
“Tendencat nacionaliste ndonjëherë mund të shfaqen shpejt, shpesh duke reflektuar mungesë pjekurie”

“Tendencat nacionaliste ndonjëherë mund të shfaqen shpejt, shpesh duke reflektuar mungesë pjekurie”

12:27 | 20/04/2026
Komisioni parlamentar mban një minutë heshtje për mësuesin që ndërroi jetë në krye të detyrës

Komisioni parlamentar mban një minutë heshtje për mësuesin që ndërroi jetë në krye të detyrës

11:49 | 20/04/2026
Bashkia e Gjirokastrës padi ndaj personit që përhapi lajmin e rremë për kryebashkiakun

Bashkia e Gjirokastrës padi ndaj personit që përhapi lajmin e rremë për kryebashkiakun

11:38 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com