Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Miratohet rritja e çmimit të ujit, LSI jep dy vota, pro 31 këshilltarë

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Miratohet rritja e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë. Vendimi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u vendos me 31 vota pro të këshilltarëve të PS, ku dy vota dha LSI, tre vota PDIU, dhe një FRD., ndërsa anëtarët e Partisë Demokratike bojkotuan sallën.

Në mbledhjen e sotme të këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se plani i biznesit do të garantojë një sërë investimesh që do të mundësojnë furnizimin pa ndërprerje.

Në planin e biznesit të Bashkisë së Tiranës parashikohen që 10 milionë euro të investohen për shtimin e burimeve të ujit, ku është identifikuar burimi i Gurit të Bardhë në Burrel që do t’i shtohet Tiranës, 5 milionë do të investohen për përpunimin dhe filtrimin e ujit, 50 milionë do të investohen në sistemin e transmetimit për të garantuar uljen e kostos dhe zhdukjen e humbjeve pasi sistemi do të jetë i papenetrueshëm, 50 milionë të tjera do të investohen në rrjetin e shpërndarjes që do të shtrihet në mënyrë kapilare në çdo lagje, sidomos në ato informale dhe ato të krijuara pas viteve 1990 si dhe 40 milionë të tjera do të investohen në kanalizime. 

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se përmes këtij vendimi qytetarët do të shpëtojnë nga depozitat dhe nga kostot shtesë që janë detyruar të paguajnë përveç faturës së UKT.

“Të shpëtojmë nga pompa që është kosto më vete, të shpëtojmë nga blerja e ujit në markete që është kosto më vete, të shpëtojmë nga të gjitha ato shpenzime, energjia elektrike për të përdorur pompën. Të gjitha këto janë kosto, sepse njerëzit mendojnë se kosto është vetëm fatura e UKT”, tha ai.

Veliaj deklaroi se shembulli i suksesit është Bashkia e Korçës, e cila pas ndryshimit të tarifës së ujit, siguroi realizimin e një sërë investimesh, duke siguruar furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë. Kreu i Bashkisë deklaroi se ata që sot kritikojnë, pavarësisht se e rritën çmimin e ujit të pijshëm me 125 për qind, si pasojë e keqmenaxhimit ulën kohën e furnizimit me ujë për qytetarët.

“Investimet për herë të parë në 27 vjet janë rritur me 109%, pra kemi bërë 2-fishin e investimeve që janë bërë ndonjëherë në një vit normal. Ndërkohë orari i furnizimit, e morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë dhe e kemi sot Tiranën me 13 orë ujë në ditë. Lulzim Basha dhe Sali Berisha e rritën çmimin e ujit fshehurazi, pa pasur burrninë të vinin këtu siç jemi ne në Këshillin Bashkiak dhe ta diskutonin, por fshehurazi e miratuan vetëm me vendim bordi 125 %”, tha ai.

Tags: Keshilli Bashkiakmiratohetrritjatiraneuji

TË LIDHURA

Aktualitet

7 mijë rrënjë kanabis në Reç të Ri, pezullohen tre efektivë policie në Shkodër

17:43 | 09/06/2026
Aktualitet

“Për lulen time irlandeze”/ Shënimi i Ramës për gazetaren: Nga një ‘vrasës’ flamingosh

17:32 | 09/06/2026
Aktualitet

Misteri i fatit të 34-vjeçarit, Eglant Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë

17:16 | 09/06/2026
Next Post
Assorted credit cards

Familjet kosovare të “mbytura” në kredi

Daydream VR, i përshtatshëm për 11 lloje celularësh

“Tifozat Kuq e Zi” zyrtarisht anëtarë të FSE-së







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

7 mijë rrënjë kanabis në Reç të Ri, pezullohen tre efektivë policie në Shkodër

by mirseda
17:43 | 09/06/2026
0

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të kultivuara janë gjetur ditën e sotme në fshatin Reç i Ri,...

Ish-punonjësi i JPMorgan tërheq padinë ndaj Lorna Hajdinit, paralajmëron gjyq me prova të reja

17:38 | 09/06/2026

“Për lulen time irlandeze”/ Shënimi i Ramës për gazetaren: Nga një ‘vrasës’ flamingosh

17:32 | 09/06/2026

Misteri i fatit të 34-vjeçarit, Eglant Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë

17:16 | 09/06/2026

I dënuar për trafikim njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

17:05 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com