E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

“Trekëndëshi i Bermudës” së sezonit të ri politik

Nga: Alfred Peza

Tani që kemi hyrë në javën e fundit të gushtit, gjithkush nis e mendon më pak për pushimet verore e gjithmonë e më shumë për sezonin e ri të punëve, që fillojnë pas kësaj. Për shkak të hapjes së vendit, edhe shoqëria është bërë gjithmonë e më oksidentale ndaj nuk e kemi më muajin e nëntë të vitit si dikur, vetëm për ta nisur me këngën “Tring zilja”! Shtatori tani është edhe fillimi i një viti të ri televiziv, sportiv, politik, parlamentar, administrativ…, ose përndryshe starti i vitit të ri fiskal.

Shtatori përkon këtë radhë, me nisjen e mandatit të ri të Parlamentit në 4 vitet e ardhshme, që doli nga zgjedhjet e 25 prillit. Do jetë një start i pazakontë politik, sepse pritet të shënojë ndërrimin e elitave, përmes një procesi që duhej të ishte bërë me kohë dhe në mënyrë natyrale. Jemi në prag të hapjes së portave për një elitë të re, që nuk është peng i së shkuarës, por “korriere” e së ardhmes sonë europiane.

Tri janë zhvillimet kyçe, që pritet ta shënjojnë këtë “revolucion” politik, në jetën e vendit:

– Shpallja “non grata” e Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

– Shkarkimi nga Parlamenti i Ilir Metës si President i Republikës.

– Fillimi i punës me kapacitet të plotë i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e cila bashkë me Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), pritet ti hapin kapakun “Kutisë së Pandorës” që mban të fshehura brenda saj mëkatet e 30 viteve të post komunizmit.

Ky është “Trekëndëshi i Bermudës” së sezonit të ri politik brenda së cilës pritet të “zhyten”, të gjithë zullumqarët që e kanë mbajtur peng deri dje këtë vend, për shkak të kulturës së pandëshkueshmërisë që ishte instaluar nga sistemi i vjetër i drejtësisë. Shtatori shënon ngadhnjimin e drejtësisë së re, sepse institucionet e saj janë tashmë një realitet i patjetërsueshëm, duke u bërë edhe garantja e ndryshimit.

Së pari, PD është përpara provës më të madhe që i është dashur të kalojë nga themelimi i saj, tani që SHBA i ka kërkuar të distancohet nga lideri historik Sali Berisha, për të mos qenë më pjesë e Grupit parlamentar në shtator. Kjo është vija e kuqe e përcaktuar nga aleati ynë strategjik, të cilën Lulzim Basha nuk mund ta kalojë dot, përndryshe edhe atë e pret i njëjti fat politik!

Lexo edhe :   Sa janë dhe sa do të jenë SHBA në ngjarjet që po përjeton Partia Demokratike

Është e qartë se Sali Berisha nuk largohet me dëshirë, sepse e di se çka bërë, ndaj ka nevojë ekzistenciale për të qenë brenda sistemit politik sa të jetë gjallë. I pafuqishëm si ai, për ta vrarë babain e vet politik, Lulzim Basha po shkon drejt “hara-kiri”-t. Ndaj PD është sot para dilemës shekspiriane; ose të gjejë një lider të ri që ta rindërtojë nga e para, ose të nisë rrugën drejt varrezave të historisë.

Së dyti, shtatori është i rëndësishëm, pasi Parlamenti i ri pas 12 vitesh, ribëhet sërisht bipolar. Humbja katastrofike e LSI në zgjedhjet e pranverës, e kanë rudhur atë në kufijte e ekzistencës, duke ia hequr mundësinë për tu bërë poli i tretë politik i vendit. Për rrjedhojë Ilir Meta nuk është më një “kingmaker” i skenës së madhe, pasi ka nisur bashkë me partinë e tij familjare, rënien e pandalshme.

Lexo edhe :   Ndëshkimi i Albin Kurtit si ai i Sali Berishës më 1992

Pas shkarkimit nga Parlamenti përpara pushimeve verore, Presidenti i Republikës është bërë më i urtë se kurrë në karierën e tij politike, duke u zhdukur nga skena publike të cilën e dominoi zhurmshëm e në mënyrë të çekuilibruar përgjatë dy-tri viteve të fundit. Fatin e tij të mëtejshëm në zyrën e qytetarit Nr. 1 të Republikës, e ka në dorë Gjykata Kushtetuese, hallka më e lartë e sistemit të ri të drejtësi ndaj të cilit luftoi me çdo mjet e çmim sëbashku me Sali Berishën& Co.

Së treti, të dobësuar si kurrë më parë sezoni i ri pritet ta hedhi pjesën e kalbur të elitës së vjetër politike, në gojën me dhëmbët “fringo”, të sistemit të ri të drejtësisë. Rihapja e dosjeve të “Gërdecit” dhe “21 janarit”, paralajmëruan shpluhurosjen e dhjetra dosjeve të pas 1990 që as u hetuan, as u gjykuan dhe fajtorët nuk u ndëshkuan kurrë.

“Trekëndëshi i Bermudës” sonë, do bëhet varri politik i atyre që nuk duan ta dëgjojnë “këshillën” e shqiptarëve dhe aleatëve tanë strategjikë, se koha e tyre mbaroi. Ndërkohë që dora e PS dhe Edi Ramës, për këdo që kërkon të eci përpara bashkë me vendin, do qëndrojë e shtrirë. Jemi në pragun e një fillimi të ri, drejt një kufiri që kurrë nuk e arritëm, sepse u penguam sistematikisht për 30 vjet me radhë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...